albin-kurti1-640x321_1451311116-8857737
Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti do të qëndrojë në arrest shtëpie deri më datë 17 shkurt 2016.

Lajmi konfirmohet për mediat e Prishtinës nga avokatja e Kurtit, Hedije Ademi. Deputeti i VV-së është arrestuar më 28 nëntor në Prishtinë, pak pasi mori pjesë në tubimin e opozitë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Fillimisht Gjykata e la në burg për 30 ditë, më pas zbuti masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.