de

Deputet i lëvizjes “Vetëvendosje”Albin Kurti, ka akuzuar të mërkurën në Kuvendin e Kosovës biznesmenët pejanë, Blerim e Shkëlqim Devolli. Ish-kreu i LVV-së ka krahasuar pasurinë e vëllezërve Devolli me Bill Gates dhe Stive Jobs.

Në Kosovë biznesmenët e kanë kaluar me pasuri edhe Bill Gates dhe Stive Jobs. Devollët kanë krijuar monopol në shumë fusha. Ata po i shkatërrojnë fushat tona bujqësore dhe bujqit tanë s’kanë më leverdi të mbjellin për shkak të importit të grurit për ushqimin e kafshëve prej rezervave shtetërore të Serbisë e të cilat Devollët po ia sjellin jo vetëm Kosovës, por po ia çojnë edhe Shqipërisë”, tha ndër të tjera deputeti i VV-së, Albin Kurti.

Sipas tij, autostradën e kombit Devollët e kanë bërë autostradë të krundeve dhe rezervave serbe për konsumatorët shqiptarë.

Për të qenë edhe më keq se kaq, gruri pa proteina dëmton rëndë shëndetin e fëmijëve dhe përbën kequshqyerje që shkakton prapambetje në rritje. Kur privatizohen doganat, privatizohen edhe doganierët, shumë prej të cilëve tash më shumë punojnë për Devollët e Ramiz Kelmendin e Margarita Kadriun sesa për Republikën tonë. Të gjithë fermerët janë në mëshirën e fabrikave të qumështit. Ato ua matin sasinë, cilësinë, çmimin dhe kur të duan nuk ua pranojnë fare qumështin. Nëse blegtori përpiqet që mandej qumështin e mbetur t’ia ofrojë ndonjë fabrike tjetër, ato nuk e pranojnë, për shkak se ata kanë kontratë me konkurrencën e tyre. Devollët janë më të egrit në këtë pikëpamje. Ata e kanë luksin të mos e marrin qumështin e blegtorëve vendës sepse përdorin qumësht pluhur kurdo që të kenë nevojë”, ka thënë Kurti