Nëse deri dje moda e fundit e pagesës ishte me kartë krediti, nga Londra vjen risia më e fundit: Smart-Bank. Mjafton të shkosh në një supermarket Tesco, apo dyqan pajisjesh ‘bëje-vetë’ Leyland dhe të dallosh dhjetëra persona që në momentin e pagesës afrojnë celularët e tyre tek kasa.

Banka e Anglisë ka lëshuar alarmin mbi zhdukjen e kartëmonedhës në 10 vitet e ardhshme.

Kjo vjen dhe si pasojë e faktit se Britania e Madhe ndryshe nga shumë vende të Evropës e ka praktikuar masivisht pagesën me kartë kreditit duke e përdorur gjithmonë e më rrallë pagesën me ‘para në dorë’.

Ndryshim kulture?

Besohet që po, ndërsa në Romë ende popullsia është skeptike për pagesën me kartë krediti, në Londër pjesa më e madhe e njerëzve kanë preferuar gjithnjë e më shumë pagesat elektronike. Edhe bizneset familjare apo dyqanet e vogla në Britani janë gati inekzistente duke u zëvendësuar më shumë me rrjetet zinxhir të dyqaneve, ndryshe nga Italia.

Një studim nga gjiganti financiar Citi, i cili kohët e fundit organizoi një samit mbi ‘Paratë Dixhitale’ në Londër, llogariti se në Mbretërinë e Bashkuar raporti ndërmjet të ardhurave për kokë/banori dhe ‘para në dorë’ është 30% (me një pagë mesatare prej 40 mijë dollarë); në Itali është 65%, me të ardhura edhe më të ulëta (35 mijë dollarë).

“Ulja e përdorimit të kartëmonedhave është e mirë, por eliminimi i tyre totalisht, është një problem”, shprehet Sarah John, arkëtarja kryesore e Bankës së Anglisë. Për të stimuluar përdorimin e parave fizike, vitin e kaluar banka qendrore e Mbretëreshës hodhi në treg një prerje të re 50 sterlina, prej polimeri, d.m.th. të bëra prej një lloj plastike (shumë më të sigurta). Dhe vitin e ardhshëm do të lëshohet një kartëmonedhë e re prej 20 sterlina ku mund të vendosni nënshkrimin tuaj personal.

Lind pyetja:- ‘A do të jetë e mjaftueshme për të parandaluar zhdukjen e fytyrës së Mbretëreshës Elizabeta II, ekuilibrit që ka qëndruar stoikisht në çdo kartëmonedhë të mbretërisë për pothuajse 70 vjet?’