Të akuzuar penalisht nga kompani private dhe shoqata që merren me mbrojtjen e tëdrejtave të interpretuesve, Prokuroria e Tiranë ka filluar hetimin për shpërdorim të detyrës dhe abuzimet e rënda financiare.Për këtë arsye, janë thirrur dhe janë paraqitur në Prokurorinë e Tiranës drejtorët ekzekutiv.Ndjeshmëria e artistëve dhe e publikut është shumë e madhe në lidhje me këto cëshjte dhe shpresohet që më në fund të hidhet dritë mbi një aktivitet që ka qënë shpeshherë I akuzuar për shkelje të ligjit nga opinion publik.

KALLZIM PENAL

KALLZUESI:Organizata Jo Fitim prurese ELITA, me përfaqësues të saj Z.Artan Imami, President i Shoqatës
ELITA.Shoqatës Agjencia kolektive e Interpretuesve dhe Ekzekutuesve A.KD.I.E. me Drejtor Ekzekutiv
Z.Nairn Aliaj.

OBJEKTI:

Kallzim për kryerjen e veperave Penale të Vjedhjes së pasurisë duke shpërdorur detyrën, Mashtrimit, si dhe të veprës Penale të shpërdorimit te Kompetencave me qëllim përfitimi. BAZA LIGJORE:
Nenet 135, 143, 164 të Kodit Penal, si edhe Nenet 280 dhe 283 të Kodit të Procedurave Penale

PERPARA: Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor TiranE

I Nderuar Z.Prokuror!
Bazuar në Nenet 280 dhe 283 të Kodit të Procedurave Penale parashtrojmë këtë kallzim penal për konsumimin e veprave penale të sipërcituara nga ana e Agjencisë Kolektive për të drejtat e Interpretuesve dhe Ekzekutuesve (A.K.D.I.E.) dhe Drejtorit Ekzekutiv të saj Z.Naim Aliaj, duke parashtruar rrethanat dhe faktet konkrete ku bazohet kallzimi, provat me të cilat vërtetohen këto fakte si dhe dispozitat ligjore penale të cënuara.

L RRETHANAT E FAKTEVE

Fillimisht, ju informoj se Agjencia Kolektive për té drejtat e Interpretuesve dhe Ekzekutuesve, që në vazhdim do të citohet si (A.K.D.I.E.), e organizuar në formen e saj ligjore si Organizatë Jo fitim Prurese, me Drejtor Ekzekutiv Z.Naim Aliaj, është e licensuar nga Ministria e Kulturës si Agjenci Administrimi Kolektiv, me detyra të përcaktuara qartë, të cilat lidhen me mbledhjen e të ardhurave (vlera monetare), nga subjekte të cilét gjatë veprimtarisë së tyre, përdorin vepra artistike ku përfshihen lnterpretues apo ekzekutues, dhe shpërndarjen e të ardhurave të grumbulluara te artístët interpretues apo ekzekutuesë, veprat e të cilave janë përdorur. Gjatë kësaj veprimtarie ligjore A.K.D.I.E. duhet të mbajë vetëm koston financiare të adininistrimit të përcaktuar né ligjin 35/2016 “Për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e lidhura me të”, saktësisht 30% tridhjetë përqind të vlerës.

Që prej licencimit nga Ministri I Kulturës dhe deri më sot, AKDIE nën drejtimin e Z.Aliaj. nuk ka bërë asnjë transparencë mbi të ardhurat e grumbulluara ndër vite, në kundërshtim me ligjin duke mos dhënë asnjë inforinacion kundrejt interpretuesve, veprat e të cilave janë përdorur.
Si agjenci administrimi kolektiv, A.K.D.I.E., bazuar në ligjin 35/2016 “Për të drejtat e Autorit dhe të drejta e tjera të lidhura me të”, ka detyrimin që të kryejë shpërndarje jo vetëm për interpretues të cilët ka në anëtarësi, por edhe për interpretues apo ekzekutues veprat e të cilave janë perdoiur, megjithëse mund të mos jenë anëtar të A.K.D.I.E., por veprat e tyre jane perdorur, gjë kjo e njohur publikisht.
Sa më sipër jemi në dijeni të fakteve se A.K.D.I.E. la grumbulluar të ardhura nga përdorimi I veprave në të cilat interpretojnë anëtarë të shoqatës tonë. Të ardhura të cilat nuk janë shpërndarë tek këta anëtarë.

Përmëndim këtu:
1.Pagesat e kryera nga shoqëritë tregtare DIGITALB-SHA dhe TRING, pranë Institucionit “Qëndra Kombëtare e Kinematografisë” (QKK), për përdorimin e të gjithë filmave shqiptarë, kn AKDIE ka marrë përqindjen që i takon si mbas ligjit nga QKK për keto vepra të përdorura.

2.TV ardhura te grumbulluara nga A.K.D.I.E. nga pagesat nga Radio Televisioni Shqiptar, sipas listes se veprave te perdorura.
3.Pagesa te grumbulluara nga shoqeria VODAFONE SH.A, sipas listes si veprave te perdorura.
Ju sjellim në vëmendje vetëm keio tre shembuj kn veprat e përdorura dhe interpretuesit/ekzekutuesit e tyre janë të dokumentuara në listat e veprave të perdorura.

I gjithë dokumentacioni mbi faktet e përmëndura më sipër, gjëndet edhe pranë Ministrisë së Kulturës, në Drejtorinë e të Drejtës së autorit dhe ish Zyrës Shqiptare për të drejtat e Autorit, si edhe në Qëndrën Kombëtare të Kinematografisë QKK, institucion pranë Ministrisë së Kulturës.

E gjithe veprimtaria financiare e A.K.D.I.E. është tepër e dyshimtë. Përmendim këtu faktin se A.K.D.I.E. ka pasur probleme financiare me institucionin bankar “Fondi Besa”, si dhe një zyre përmbarimi që ka vepruar në emer të kësaj banke.
Theksojmë se Z.Aliaj si Drejtor ekzekutiv i Agjencisë A.K.D.I.E., është vetëm administrator të ardhurave dhe pasurisë sonë e cila realizohet nga përdorimi i interpretimeve tona, sipas përcaktimeve të Ligjit 35/2016 “Për të drejtën e Autorit dhe të drejtat e lidhura”.

Ky kallzim bëhet duke u bazuar në dyshimin e arsyeshëm se agjencia A.K.D.I.E. ka shkelur ligjin në lidhje me shpërndarjen e të ardhurave të mbledhura nga përdorimi I veprave audio, audiovizuale dhe cdo formë jetër ku artistët më té njohur shqiptar, interpretues dhe ekzekutues kanë qënë pjesmarrës.

Baza Ligjore
Ligji 35/2016 “Për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”

Nent 130 Administrimi kolektiv i të drejtave
1.Administrimi kolektiv i të drejtave të autorit mund të përfshijë:
a)të drejtën e shfaqjeve publike, të drejtën e përcielljes në publik, të drejtën e përcjelljes në publik të një vepre të fiksuar, të drejtën e transmetimit, të drejtën e ritransinetimit, të drejtën e përcjelljes në publik të transmetimit dhe të drejtën për të vënë në dispozicion të publikimit veprat joskenike, muzikore dhe letrare;
b)të drejtën e riprodhimit (regjistrimi audio) të veprave muzikore;
c)të drejtën e shpëmdarjes, përfshirë të drejtën për qira dhe të drejtën e shpërblimit, sipas parasbikimeve të këtij ligji
ç) të drejtën e shpërblimit për huadhënie publike;

d)të drejtën e rishitjes, kur veprat origjinale të artit janë duke u rishitur;
dh) të drejtën për shpérblim për riprodhimin e veprës për qëllime private ose përdorimi personal;
e)të drejtën për shpërblim, referuar nenit 76 të këtij ligji;
ë) të drejtën për shpërblim për përcjelljen te publiku për literaturën folklorike dhe veprat artistike;
f)të drejtën e ritransmetimit të veprave audiovizuale.
2.Administrimi kolektiv i të drejtave të interpretuesve dhe/ose ekzekutuesve mund të përfshijë:
a)të drejtën për përcjelljen në publik të veprave të fiksuara dhe transmetimet e fonogrameve e të videogrameve;
b)të drejtën e paraqitjes publike të një shfaqjeje të fiksuar;
c)të drejtën e transmetimit dhe ritransmetimit té një shfaqjeje të fiksuar; ç) të drejtën e vënies në dispozicion të publikut të një shfaqjeje të fiksuar;
d)të drejtën e qirasë së shfaqjes së fiksuar dhe të drejtën për shpërblim, referuar pikës 2, të nenit 28, të këtij ligji;
dh) të drejtën për shpërblim për huazim publik të shfaqjes së fiksuar;
e)të drejtën për shpërblim të riprodhimit të shfaqjes së fiksuar për qëllime primate dhe përdorim personal;
ë) të drejtën për shpërblim suplementar vjetor, të referuar në nenin 115 të këtij ligji.
3.Administrimi kolektiv i të drejtave të prodhuesve të fonogramit mund të përfshijë:
a)të drejtën për të vënë fonogramin në dispozicion të publikut;
b)të drejtën për shpërblim për transmetimin dhe përcjelljen në publik të fonogramit;
c)të drejtën e qirasë së fonogramit;
ç) të drejtën për huazim publik të fonogiainit;
d)të drejtën e shpërblimit për riprodhim të fonogramit për qëllime private ose përdorim personal.
4.Adininistrimi kolektiv i të drejtave të prodhuesve (producentëve) të filmave mund të
përfshijë:56
a)të drejtën për shpërblim për huazim publik të videogrameve;
b)të drejtën për shpërblim për riprodhimin e një videograimi për qëllime private ose përdorim personal.
5.Administrimi kolektiv i të drejtave të botuesve mund të përfshijë të drejtën për shpërblim për rîprodhimin e botimeve të tyre, të shkruara për qëllime private ose përdorim personal.

Neni 131
Administrimi Kolektiv i detyrueshëm
1.Në përputhje me dispozitat përkatëse të këtij ligji, të drejtat në vijim ushtrohen nëpërmjet administrimit kolektiv në mënyrë të detyrueshme, të drejta si:
a) e drejta e transmetimit dhe ritransmetimit për autorët dhe interpretuesit, referuar përcaktimit në pikat 1, shkronja “a”, dhe 2, shkronja “c”, të nenit 130, të këtij ligji;
by) e drejta e ritransmetimit, e përmendur në shkronjën “f’, të pikës 1, të nenit 130, të këtij
c)e drejta per shperblim per transmetim per prodhuesit e fonogrameve, referuar percaktimit te slikronjes “b”, te pikes 3, te nenit 130, te ketij ligji;
9) e drejta e qiradhenies per autoret dhe per veprat/regjistrimet muzikore, per interpretuesit dhe prodhuesit e fonogrameve, referuar ne pikat 1, shkronja “c”, 2, shkronja “d”, dhe 3, shkronja “c”, te nenit 130, th k tij ligji;
d)e drejta e shperblimit per huadhenien publike per autoret, interpretuesit dhe prodhuesit e fonogrameve, referuar ne pikat 1, slikronja “9”, 2, shkronja “dh”, 3, shkronja “9”, dhe 4,

shkronja “a”, të nenit 130, të këtij ligji;
dh) e drejta për shpërblim për riprodhimin e kopjeve private dhe përdorimit tjetër personal për autorët, interpretuesit, prodhuesit e fonogrameve, prodhuesit (producentët) e filmave dhe botuesve, referuar në pikat 1, shkronja “dh”, 2, shkronja “e”, 3, shkronja “d”, 4, shkronja “b”, dhe 5, të nenit 130, të këtij ligji;
e)e drejta për një shpërblim, e përmendur në shkronjën “ë”, të pikës 2, të nenit 130, të këtij ligji;
ë) e drejta e rishitjes së origjinaleve të veprave të artit, referuar në shkronjën “d”, të pikës 1, të nenit 130, të këtij ligji.
2.Dispozitat e përmendura në pikën 1, të këtij neni, nuk do të zbatohen për ritransmetim kabllor, kur ajo ka të bëjë me ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv, në lidhje me transmetimet e veta, pavarësisht nëse te drejtat në fjalë janë të vetat ose i janë transferuar asaj nga mbajtésit e jerë të së drejtës së autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Neni 132 Kontrata me autorin
1.Agjencia e administrimit kolektiv do të administrojë të drejtat e autorëve vetëm në bazë
të një kontrate të lidhur me autorin. Kontrata do të përfshijë, në veçanti, autorizimin e autorit për administrimin e të drejtave të tij, llojin e veprave dhe të drejtave për t’u administruar dhe kohëzgjajen e kontratës, e cila nuk duhet të kalojë tre vite, e rinovueshme. Drejtoria për të Drejtat e Autorit do të mbikëqyrë dhe do të kontrollojë këtë veprimtari, si organi garant i zbatimit të këtij ligji.
2.Një agjenci e administrimit kolektiv duhet të informojë paraprakisht mbajtësit e të
drejtave të përcaktuara në këtë ligj për të drejtat e tyre që ato administrojnë në zbatim të nenit 57 137, shkronja “a”, të këtij ligji. Agjencia duhet të informojë edhe ata mbajtës të të drejtave që
e kanë autorizuar tashmë atë për administrimin e të drejtave të tyre, që gëzojnë në bazë të këtij ligji, brenda 2 viteve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
3.Agjencitë e administrimit kolektiv, në bazë të kontratës me autorin, me kërkesë, mund të autorizojnë përdorimin e veprave te përdoruesit.
4.Në periudhën kohore kur administrimi i të drejtave është transferuar në agjencinë e administrimit kolektiv, qofë me ligj ose me kontratë, autori nuk mund të administrojë në mënyrë individuale këto të drejta

Neni 133
Agjencitë e administrimit kolektiv të të drejtave
1.Administrimi kolektiv i të drejtave mund të kryhet nga agjencia e administrimit
kolektiv të të drejtave, (në vijim AAK), si subjekt juridik, i krijuar nga mbajtësit e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura, që kane si objekt të veprimtarisë së tyre mbledhjen e të ardhurave për përdorimin e veprave dhe shpërndarjen e tyre tek titullarët e së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, e cila ka marrë licencimin nga ministria përgjegjëse për të drejtat e autorit pas propozimit nga Drejtoria e të Drejtave të Autorit (në vijim DDA).
2.Licencimi, referuar në pikën 1, të këtij neni, do t’i akordohet subjektit, i cili gëzon këto karakteristïka:
a)regjistrohet si organizatë jofitimprurëse, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi;
b)ka miratuar statutin e saj, që plotëson kushtet e parashikuara në këtë ligj dhe që duhet të përfshijë në mënyrë specifike:
i)emërtimin e agjencisë së administrimit kolektiv, objektivat dhe qëllimet, të drejtat e administruara, kategoritë e mbajtësve të të drejtave që agjencia përfaqëson, kriteret për humbjen ose fitimin e anëtarësisë, të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve, rregullat e zgjedhjes dhe funksionimit të organeve drejtuese, kapitalin e saj fillestar dhe burimet e planifikuara
ekonomike, rregullat e përcaktuara për realizimin e mbledhjes dhe shpërndarjes së të ardhurave, mënyrën e mbikëqyijes së administrimit ekonomiko-financiar të agjencisë, ngritjen e komisionit të posaçëm, në kuptim të nenit 153, pika 6, të këtij ligji, mënyrën e përdorimit të kapitalit ose aseteve të tjera, në rast likuidimi të shoqërisë, rregullat për modalitetet e hartimit të metodologjisë që duhet të negociohet per përdoruesit dhe rregullat e përfaqësimit në negociata, si dhe çdo dispozitë tjetër që është e detyrueshme sipas legjislacionit në fuqi;
ii)dispozitat statutore të agjencive të administrimit kolektiv duhet të marrin parasysh parimin e transparencës, parimin e konfliktit të interesit në organet e tyre drejtuese, si dhe parimin e mosdiskriminimit midis anëtarëve, anëtarëve dhe joanëtarëve, si dhe midis përdoruesve të té drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to;
i) asambleja e përgjithshme e anëtarëve të agjencisë duhet të mblidhet të paktën një herë
në vit; vendos për ndryshimet në statutin e agjencisë për emërimin ose shkarkimin e organeve ekzekutive, rishikon performancen e tyre të përgjithshme dhe miraton shpërblimin e tyre, si dhe përfitimet e tjera, të tilla si përfitimet monetare dhe jomonetare, dhënie pensionesh apo titujsh, të drejta dhe sbpërblime të tjera ose të drejtat për pagesa kalimtare; vendos të paktën për politikën e përgjithshme për shpërndarjen e shpërblimeve ndaj mbajtësve të të drejtave dhe shpenzimeve të administrimit të të drejtave, si dhe miratimin e çdo blerjeje, shitjeje ose hipoteke të pasurisë së paluajtshme;
c)ka selinë qendrore në Republikën e Shqipërisë;58
ç) ka hapësirën dhe logjistikën e përshtatshme dhe mekanizma të mjaftueshëm për mbledbjen, shpërndarjen dhe pagesën e shpërblimit, shërbimin teknik, ekspertizën profesionale per të paktën një punonjës jurist dhe një punonjës financier;
d)administrimi kolektiv i të drejtave është aktiviteti i saj i vetëm, përveç rastit kur veprimtaritë e jera të saj jane në fushën e artit dhe kulturës;
dh) paraqet mekanizma, të cilët garantojnë trajtim të barabartë si për mbajtësit e të drejtave, ashtu edhe për përdoruesit, kur kushtet objektive të trajtimit janë të njëjta.
3.AAK-ja administron të drejtat në emër dhe për llogari të mbajtësve të këtyre të drejtave.
4.Çdo propozim për ndryshimin e statutit është objekt i miratimit nga ministri përgjegjës për të drejtat e autorit, sipas propozimit të Drejtorisë pér të Drejtën e Autorit. DDA-ja, shqyrton brenda 10 ditëve nga data e paraqijes së kërkesës, propozimin për ndryshim të statutit të agjencisë. Miratimi ose refuzimi i propozimit duhet të jetë i argumentuar dhe të shprehet në lidhje me përputhshmërinë e ndryshimeve të statutit me ushtrimin e tagrave të licencës, objekt veprimtarie dhe pastaj miratimi i paraqitet gjykatës së rrethit gjyqësor, me qëllim për regjistrimin e ndryshimit. Çdo ndryshim i statutit, i kryer në kundërshtim me parashikimet e kësaj pike, përbën kusht për heqjen e licencës së agjencisë së administrimit kolektiv.

Nent 134
Vlefshmeria e licencës
1.Licence e agjencive të administrimit kolektiv për ushtrimin e veprimtarisë është e vlefshme për 3 vjet, e rinovueshme.
2.Procedura e marrjes së licencës apo ripërtërijes së saj i nënshtrohet të njëjtave kritère
të parashikuara në këtë ligj apo në akte të tjera nënligjore në zbatim të këtij ligji dhe kryhet nëpërmjet një procesi publik, i cili siguron zbatimin e parimeve të transparencës dhe të konkunueshmërisë.

Neni 135
Përfaqësimi për administrimin e të drejtave
1.Administrimi kolektiv i të drejtave të përmendura në nenet 130 dhe 131, të këtij ligji,
në lidhje me të njëjtën kategori të mbajtësve të së drejtës, i jepet nga ministria përgjegjëse për të drejtat e autorit vetëm një subjekti (AAK), i cili:
a)ka marre pëlqimin për kryerjen e administrimit të të drejtave nga ana e shumicës së mbajtësve të të drejtave të kësaj kategorie, të cilët i kanë dhënë kompetencat e tyre të përfaqësimit për administrimin e të drejtave të tyre;
b)ka numrin më të madh të kontratave të lidhura me agjencitë reciproke të huaja, në përputhje me kriteret profesionale të përmendura në këtë ligj.
2.Prezumohet se agjencia e përmendur në pikën 1, të këtij neni, ka kompetencat e përfaqësimit të të gjithë mbajtësve të së drejtës, vendas dhe të huaj, për të drejtat përkatëse respektive. Mbajtësit e të drejtave do té kenë të drejtë të zgjidhin autorizimin për të administruar të drejtat e tyre mbi veprën, dhëne prej tyre për një AAK, ose të tërheqin ndonjë prej të drejtave të tyre për të mos u administruar nga AAK-ja, në përputhje me nenin 132, të këtij ligji, për vendin e zgjedhur nga ana e tyre, duke bërë njoftimin e duhur, në formë të shkruar, jo më shumë se 6 muaj përpara. AAK-ja mund të vendosë që një zgjidhje ose tërheqje e tillë té hyjë në fuqi vetëm në përfundim të vitit financiar.59
3.Agjencia, në vijim të kërkesës së përdoruesit, informon këtë të fundit për ata mbajtës të të drejtave, të cilët ia kanë hequr të drejtën e administrimit, sipas procedurave të pikës 2 të këtij neni.
4.Cdo antor/mbajtës i të drejtave të autorit ose i të drejtave të lidhura me to mund t’i
besojè me mandatin e administrimit të të drejtave të tij një agjencie të administrimit kolektiv, e cila nuk mund të refuzojë dhe është e detyruar të pranojë administrimin e këtyre të drejtave, në bazë të administrimit kolektiv, brenda kufirit të objektit të saj të veprimtarisë.

Nent 136
Administrimi i të drejtave përmes agjencive
1.Agjencia e administrimit kolektiv të të drejtave mund të administrojë një, dy ose më shume lloje të drejtash që zakonisht lidhen me një kategori të veçantë të mbajtësve të të drejtave të autorit ose të të drejtave të lidhura me to.
2.Agjencia mund të kalojë një ose disa funksione, në lidhje me administrimin e të
drejtave pranë ndonjë agjencie tjetër të administrimit kolektiv, sipas këtij ligji, me anë të një marrëveshjeje me shkrim, të miratuar paraprakisht nga ministria përgjegjëse për të drejtën e autorit.
3.Agjencia, së cilës i kalojnë funksionet e përmendura më sipër, ushtron këto funksione në emër dhe për llogari të agjencisë që i ka transferuar ose në emër të vet dhe për llogari të agjencisë që i ka kaluar këto të drejta, sipas ményrës së përcaktuar në marrëveshjen midis tyre.

Neni 137
Funkisonet, të drejtat dhe detyrimet e agjencive të administrimit kolektiv AAK-të, për llogari të mbajtësve të të drejtave dhe në bazë të kompetencave që u janë dhënë dhe sa parashikohet në këtë ligj, kanë këto funksione:
a)t’u japin përdoruesve, në vijim të kërkesave të tyre, kontrata në formen joekskluzive
për përdorimin e veprave ose objekteve të të drejtave të lidhura, në këmbim të një shpërblimi, me kontratë të shkruar, brenda tagrave të përcaktuar në licencën e agjencisë;
b)të mbledhin shpërblimin për përdorimin e veprave ose objekteve të të drejtave të lidhura;
c)të shpëmdajnë, në bazë të negullave të shpëmdaijes, shpërblimin e mbledhur nga

përdoruesit në mënyrë të drejtë dhe të përpjesëtuæ me vlerën dhe përdorimin aktual të veprave e të objekteve të të drejtave të lidhura. Parimet e shpërndarjes sé shpërblimit përcaktohen në statutin e agjencisë dhe do të përjashtohet çdo mundësi arbitrariteti;
ç) të përfaqësojnë mbajtësit e të drejtave, të drejtat e të cilëve ata administrojnë, në procedurat gjyqësore ose administrative dhe të kryejne çdo veprim jetër ligjor të nevojshëm për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të administruara nga ato;
d)të kryejnë çdo veprim jetër, në përputhje me tagrat e tyre ligjorë dhe të organeve të veta vendimmarrëse, për kompetencat e marra nga mbajtësit e të drejtave;
dh) të hartojnë metodologji të negociueshme për përcaktimin e nivelit të tarifave që subjektet përdoruese duhet të paguajnë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
e)të realizojnë në emer të autorit ose të mbajtësit të së drejtës së autorit dhe të të drejtave të gera të lidhura me të ose në bazë të kontratës së reciprocitetit me agjenci të huaja të
ngjashme marrëveshjet e përgjithshme me organizatorët e shfaqjeve, me ofruesit e shërbimit 60 mediatik audioviziv, me operatorët e rrjetit numerik, që kane si objekt autorizimin e shfaqjes dhe shpëmdaijes për veprat që administron;
ë) të përfaqësojnë interesat e anëtarëve për shfytrezimin e të drejtave, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duke nënshkruar kontratat e reciprocitetit me agjenci të huaja të ngjashme;
f)të informojnë, sipas kérkesës, mbajtësit e të drejtave të autorit dhe të të drejtave të tjera
të lidhura me to për mënyrën e shfrytëzimit të të drejtave të tyre, për raportin vjetor financier dhe atë të kontrollit të të ardhurave financiare, brenda kohës së parashikuar në statut;
g)të sigurojnë transparencën e veprimtarisë së agjencisë së administrimit kolektiv, në lidhje me autoritetet publike të kontrollit, sipas ligjit;
gj) për të ardhurat e mbledhura nga përdoruesit dhe që u paguhet në formé shpërblimi mbajtësve të të drejtave, këto agjenci detyrohen të mbajnë dhe të paguajnë për llogari të administratës tatimore tatimin në burim, në përputhje me legjislacionin në fiiqi për tatimin mbi të ardhurat;
h)për efekt të përcaktimit të saktë të detyrimeve tatimore, kanë detyrimin të vënë në dispozicion të administratës tatimore, sipas formateve të miratuara, informacionin mbi të ardhurat e mbledhura nga përdoniesit e veprave të të drejtave të autorit/të lidhura me to, si dhe shpëmdarjen e këtyre shpërblimeve te mbajtësit e të drejtave.

Pra detyrat e kësaj shoqate dhe z.Ali janë sipas përcaktimeve të ligjit, mbledhja e të ardhurave nga përdoruesit, identifikimi I veprave të përdorura, vlerësimi ekonomik I tyre, shpërndarja e tyre duke zbritur koston e përcaktuar me ligj prej 30%, dhe shpërndarjen e vlerave tek interpretuesit. Në rastin e mos identifikimit të interpretuesve apo gjetjen e banimit apo të kontaktit të inteipretuesit të identifikuar, Z.Aliaj duhet që ti ruante këto vlera sipas ligjit dhe jo ti shpërdoronte apo harxhonte ato duke realizuar interest e tij private, duke kryer kështu vjedhjen e pasurisë tonë, dhe shpërdorimin e detyrës si administrator I caktuar dhe I zgjedhur nga Minister I Kulturës nëpërmjet Licencimit.

Ju bëjmë me dije se kjo veprimtari e parregullt e A.K.D.I.E vazhdon prej 9 vitesh duke mos pasur asnje transparencë se ku janë cuar paratë e mbledhura , dhe për këto arsye kundër A.K.D.I.E ka pasur ankesa nga Interpretues në vitet e shkuara, si edhe nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit, ka qënë iniciuar në Prokurorinë e Rrethit Tiranë Kallzim Penal kundër Kësaj Agjencie, për veprën penale Të shpërdorimit të detyrës dhe Vjedhjes nëpërmjet Mashtrimit, por që asnjëherë nga Organet Kompetente nuk u morr asnjë masë kundrejt kësaj Agjencie.

Shpresojm se kate here Organet kompetente do I japin zgjidhje vjedhjes dhe abuzimit qe u behet te drejtave tona, dhe pasurise tone.

LIGJI I APLIKUESHËM

•Kodi I Procedurës Penale në nenet 280 dhe 283 parashikon se:

Neni 280 – Marrja dijeni për veprën penale
1. Prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me iniciativën e vet dhe me njoftimin e bërë nga të jerët.

Neni 283 – Kallezimi nga ana e shtetasve
1.Çdo person qe ka marre dijeni per nje veper penale qö ndiqet kryesisht duhet ta kallezoje ate. Ne rastet e caktuara me ligj kallezimi eshte i detyrueshem.

2.Kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore me gojë ose me shkrim, personalisht ose nëpënnjet përfaqësuesit.

3.Kallëzimet anonime nuk mund të përdoren, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga neni 195.

•Nga ana jetër Kodi Penal në nenet e tij parashikon se:

Nent 135
Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën

Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi, që ka për detyrë ta ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

MASHTRIMET

Neni 143
Përvetësimi i pasurisë private ose publike nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta, gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, për vete ose persona të tjerë, përbën veprën penale të mashtrimit dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.
Kur vepra, ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Neni 164 Shpërdorimi i kompetencave
Shpërdorimi i kompetencave nga anëtarët e këshillit mbikëqyrës apo adminisnatorët e shoqërisë me
qëllim përfïtimi apo për të favorizuar një shoqëri tjetër ku kanë interesa, dënohet me gjobë ose me burgim gjemë pesë vjet.

Për të gjitha këto arsye të cituara më sipër, kërkojmë:

1.Fillimin e Hetimit ndaj Agjencisë AKDIE, Organizatë Jo Fitimprurëse, si edhe ndaj Drejtorit të saj Ekzekutiv Z.Naim Aliaj, për kryerjen e veprës Penale të mashtrimit, shpërdorimit të detyrës, dhe vjedhjes së Pasurisë të parashikuara në Nenet 135, 143, 164 të Kodit PenaL

Për këtë Kallzim jemi në dispozicionin tuaj për të dhënë shpjegime të tjera më të detajuara si edhe tu vëmë në dispozicion cdo dokument që disponojmë, përfshirë dëshmitë e anëtarëve të shoqatës tonë.

KALLZUESIT STIOQATA ELITA, OFF

PRESIDENT I SHOQATES ELITA

KALLZIM PENAL

KALLZUESI: ALBATRADE PLUS SH.P.K

KUNDER:
Shoqates Agjencise Kolektive per té drejtat e autorit ALBAUTOR Drejtor Ekzekutiv Z.ErIir Puto

OBJEKTI:
Kallzim pér kryerjen e veprave Penale té Vjedhjes sé pasurisé duke shpérdoruar detyren,Mashtrimit; si dhe té veprés Penale té shpérdorimit té Kompetencave me qéllim perfitimi.
BAZA LIGJORE:
Nenet 135, 143, 164, 245 te Kodit Penal, si edhe Neni 283 i Kodit té Procedurave Penale

PERPARA: Prokurorisé se Rrethit Gjyqésor Tirane.

I Nderuar Z.Prokuror!
Bazuar ne Nenet 280 dhe 283 te Kodit te Procedurave Penale parashtrojme kete kallzim per konsumimin e veprave penale te sipercituara nga ana e Shoqates “Agjencise Kolektive per te drejtat e Autoreve (ALBAUTOR) dhe Drejtorit Ekzekutiv te saj Z.Erlir Puto. duke parashtruar rrethanat dhe faktet konkrete ku bazohet kallzimi, provat me te cilat vertetohen keto fakte si dhe dispozitat ligjore penale te cenuara.

I. RRETBANAT E FAKTEVE

Shoqéria “Albatrade Plus sh.p.k” eshté nje shoqéri, e cila ushtron aktivitetin e saj tregtar ne fushen e prodhimit te fonogrameve, videogrameve dhe tregtimin e tyre ne perputhje me legjislacionin Shqiptar ne fuqi, konkretisht kjo veprimtari e saj kryesore rregullohet ne menyre paresore nga ligji Nr.9901, date 14.4.2008 “Per Tregtaret dhe Shoqerite Tregtare” i ndryshuar dhe Light 35/20 16 “Per te drejtat e Autorit dhe te drejtat e tjera te lidhura me to”.
ALBATRADE PLUS eshte titullar dhe mbajtes i te drejtave ekskluzive te autorit, “PUBLISHING” , per repertorin muzikor té UNIYERSAL MUSIC DHE AQUARIUS MUSIC PUBLISBTNG, npermjet kontrates se lidhur me shoqerinfi AQUARIUS MUSIC PUBLISHING

— d.o.o, Kroaci, e cila eshte e e vetmja shoqeri qe ka te drejtat mbi keto vepra per territorin e Shqiperise.
Nga kjo kontrate ALBATRADE PLUS gezon te gJitha te drejtat ekskluzive te autorit,per té administruar, dhe mbledhur te ardhurat qe vijne si pasoje e shfrytezimit, transmetimit, komunikimit publik nga perdoruesit, perdorimit U imazheve dhe cfaredo lloj perdorimi tjetér i ketyre veprave.
Si mbajtes ekskluziv i k tyre te drejtave ALBATRADE PLUS ka drejten si nepermjet kontrates ashtu edhe bazuar ne ligjin 35/2016 “Per te Drejtat e autorit dhe te drejtat e Jera te lidhura me to” te nderrmari te gjitha masat e nevojshme me qellim ndalimin e shfrytezimit te paautorizuar nga perdoruesit, si edhe te mbledhi te gJitha te ardhurat nga Agjencite e Administrimit Kolektiv, apo %rdorues te )ere duke filluar nga viti 2016.

Sqarojme;
Agjencia ALBAUTOR nd dijenine tona ka mbledhur te ardhura nga perdoruesit mbi veprat te cilat jam objekt i kontrates tone, dhe %r tfi cilat pas kerkesave tona, nuk na ka dhene asnje Informacion.
ALBAUTOR bazuar ne ligjin 35/2016 “Per te Drejtat e autorit dhe te drejtat e tjera te lidhura me to”, ka detyrimin qe Informacionin mbi te ardhurat e grumbulluara dhe te shperndara, si edhe per veprat te cilat ka mbledhur te ardhura, jo vetem ta kete publik, por edhe té japi informacion %r cdo anetar dhe jo anetar.
Duke u bazuar ne faktin e mosdhenies se ketij informacioni, kemi dyshimin e arsyeshem se me te ardhurat e grumbulluara mund te jene pare abuzime, dhe se Agjencia ALBAUTOR me Drejtorin e saj Ekzekutiv z.Er1ir Puto, ndodhen ne kushtet e Vjedhjes dhe te Shperdorimit te detyres sipas parashikimeve te nenit 135 dhe 245 te Kodit Penal.

Ju Informoj se Z.Erlir Puto mban detyren e Drejtorit Ekzekutiv te Shoqates ALBAUTOR, licencuar nga Ministria e Kultures per te ushtruar funksionet e Agjencise Kolektive per te drejtat e Autoreve, ne Prill te vitit 2015.

Detyrat e ALBAUTOR si AgJenci Kolektive ne fushen e té drejtave te autorit, Jane te
percaktuara shprehimisht nd Ligiin 35/2016 “Per te drejtat e Autorit dhe te drejtat e lidhura me te” nenet 130-143 , dhe vijojne si me poshte:
1.Mbledhja e te ardhurave (Vlera monetare) nga subjektet qe rdorin vepra artistike;
2.Shperndaria e te ardhurave te grumbulluara Autoreve apo mbajtesve te ligJshem te te drejtave te cilet jane anetare apo jo anetare té ALBAUTOR, duke zbritur nga kjo vler vetem koston e administrimit, perkatésisht 30% tridhjete perqind te shumes.

Bazuar ne Informacionet qe ne disponojme permendim disa fakte:

Fakt I

1. ALBAUTOR ka lidhur marrveshje dhe ka grumbulluar té ardhura nga pagesa e kryer nga Radio Televizioni Shqiptar, pagese e cila shoqerohet me listen e veprave ku perfshihet nje pjese e veprave prone e repertorit th ALBATRADE PLUS.

2. ALBAUTOR ka lidhur marrveshje dhe ka grumbulluar të ardhura nga pagesa e kryer nga VODAFONE SH.A, pagesë e cila edhe kjo shoqërohet me listën e veprave ku përfshihet një pjesë e veprave pronë e repertorit të ALBATRADE PLUS.
ALBATRADE PLUS disponon kontrata ku provohet se cili është repertori i përdorur nga dy Shoqëritë e sipërpërmëndura, për të cilat ALBAUTOR nën drejtimin e z.Puto, ka mbledhur të ardhura dhe ni bazë të informacionit që ne kemi, i ka shpëmdarë në mënyrë preferenciale dhe në asnjë kriter të bazuar në ligj. Për pasojë jemi të bindur se ALBAUTOR është në kushtet e konsumimit e veprave penale të Mashtrimit dhe shpërdorimit të kompetencave nenet 143 dhe 164 td Kodit Penal.

Cdo dokumentacion mbi pretendimet tona, gjendet lehtësisht edhe pranë Ministrisë së Kulturës, në Arkivën e Drejtorisë për të Drejtën e autorit dhe ish Zyrës Shqiptare për të drejtat e Autorit.

ALBATRADE PLUS, i éshtë drejtuar disa herë me shkresë Agjencisë ALBAUTOR dhe drejtorit të saj Z.Puto, ku i ka kërkuar takim për tu informuar në lidhje me përdorimin e veprave që zotëron Albatrade Plus dhe të ardhutat qe mund ti korrespondojnë përdorimit të tyre, por në asnjë rast nga ky i fundit nuk ka një përgjigje.

Konkretisht;
Albatrade Plus km dërguar disa shkresa drejtuar Albautor, Slikresë në datën 24.04.2018 me nr.288 Prot, shkresën datë 14.05.2018 me nr.297.Prot, shkresën datë 18.05.2018 ne nr.300.Prot, dhe shkresen më datë 23.05.2018 me nr.301.Prot. km i kërkohet informacion mbi procedurën e regjistrimit të kontratës në shoqatën Albautor me qëllim identifikimin dhe fillimin e procedures së shpërndajes së të ardhurave që i takojnë Albatrade Plus, si edhe regjistrimin e shoqërisë Albatrade Plus si anëtare e Albautor. Mbi të gjitha keto kërkesa tonat vetëm në datën 22.05.2018 kemi marrë përgjigie nga Z.Puto ku na është kërkuar vetëm depozitimi i kontratës tonë e përkthyer dhe noterizuar, pavarësisht se kjo kontratë ishte depozituar né datën 24.04.2018 nga Albatrade Plus.

ALBATRADE PLUS ka informacionin se ALBAUTOR ka realizuar disa shpërndarje të ardhurash, duke u nisur nga Ky fakt, shprehim dyshimin tonë se ALBAUTOR, ka shpërndarë të ardhurat që i takojnë ALBATRADE PLUS, në mënyrë preferenciale dhe në kundërshtim me ligjin, ndaj edhe mban qëllimisht të fshehur informacionin që ne i kërkojmë.

Baza Ligjore
Ligji 35/2016 “Për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, dhe Statutit të Shoqatës Albautor.

Neni 130 Administrimi holehtiv i të drejtave
1.Administrimi kolektiv i të drejtave te autorit mund të perfshijë:
a)të drejtën e shfaqjeve publike, të drejtën e përcjelJjes në publik, të drejtën e përcjelljes në publik të një vepre të fiksuar, të drejtën e transmetimit, të drejtën e ritransmetimit, të drejtën e përcjelljes në publik të transmetimit dhe të drejtën për të vënë në dispozicion të
publikut veprat joskenike, muzîkore dhe letrare;
b)le drejtën e riprodhimit (regjistrimi audio) të veprave muzikore;
c)të drejtën e shpërndarjes, përfshirë të drejtën për qira dhe të drejtën e shpërblimit, sipas parashikimeve të këtij ligji;
ç) të drejtën e shpërblimit për huadhënie publike;
d)td drejtën e rishitjes, kur veprat origjinale të artit janë duke u rishitur;
dh) të drejtën për shpërblim për riprodhimin e veprës për qëllime private ose përdorimi personal;
e)të drejtén për shpërblim, referuar nenit 76 të këtij ligji;
ë) të drejtën për shpërblim për përcjelljen te publiku për literaturën folklorike dhe veprat artistike;
f)të drejtën e ritransmetimit të veprave audiovizuale.
2.Administrimi kolektiv i të drejtave të interpretuesve dhe/ose ekzekutuesve mund të përfshijë:
a)të drejtën për përcjelljen në publik të veprave të fiksuara dhe transmetimet e fonogrameve e të videogrameve;
b)të drejtën e paraqitjes publike të një shfaqjeje të fiksuar;
c)te drejtën e transmetimit dhe ritransmetimit të një shfaqjeje të fiksuar; ç) te drejtén e vënies në dispozicion të publikut të një shfaqjeje të fiksuar;
d)te drejtën e qirase së shfaqjes së fiksuar dhe të drejtën për shpërblim, referuar pikës 2,
të nenit 28, të këtij ligji;
dh) të drejtën për shpërblim për huazim publik të shfaqjes si fiksuar;
e)të drejtën për shpërblim të riprodhimit të shfaqjes sé fiksuar për qëllime private dhe përdorim personal;
ë) të drejtën për shpërblim suplementar vjetor, të referuar né nenin 115 të ketij ligji.
3.Administrimi kolektiv i të drejtave të prodhuesve të fonogramit mund të përfshijë:
a)të drejtën për të vënë fonogramin në dispozicion të publikut;
b)të drejtën për shpërblim për transmetimin dhe përcjelljen në publik të fonogramit;
c)të drejtën e qirasë së fonogramit;
ç) të drejtën për huazim publik të fonogramit;
d)të drejtën e slipërblimit për riprodhim të fonogramit për qëllime private ose përdorim personal.
4.Adiministrimi kolektiv i të drejtave të prodhuesve (producentëve) të filmave mund të përfshijë:56
a)të drejtën për shpërblim për huazim publik të videogrameve;
b)të drejtën për shpërblim për riprodhimin e një videogrami për qëllime primate ose përdorim personal.
5.Administrimi kolektiv i te drejtave të botuesve mund të përfshijë të drejtën për shpërblim për riprodhimin e botimeve të tyre, të shkruara për qëllime private ose përdorim personal.

Neni 131
Administrimi kolektiv i detyrueshém
1.Në përputhje me dispozitat përkatëse të këtij ligJi, te drejtat në vijim ushtrohen nëpërmjet administrimit kolektiv në mënyrë të detyrueshme, të drejta si:
a)e drejta e transmetimit dhe ritiansmetimit për autorit dhe interpretuesit, referuar
përcaktimit në pikat 1, shkronja “a”, dhe 2, shkronja “c”, të nenit 130, të këtij ligji;
b)e drejta e ritransmetimit, e përmendur në shkronjën “f’, të pikës 1, të nenit 130, të këtij ligji;
c) e drejta për shpërblim për transmetim për prodhuesit e fonogrameve, referuar përcaktimit të slikronjës “b”, të pikës 3, të nenit 130, të këtij ligji;
9) e drejta e qiradhënies për autorët dhe për veprat/regjistrimet muzikore, për
—interpretuesit dhe prodhuesit e fonogrameve, referuar në pikat 1, shkronja “c”, 2, shkronja “d”, dhe 3, shkronja “c”, të nenit 130, të këtij ligji;
d)e drejta e shpërblimit për huadhënien publike për autorët, interpretuesit dhe prodhuesit e fonogrameve, referuar ne pikat 1, shkronja “9”, 2, shkronja “dh”, 3, shkronja “9”, dhe 4, shkronja “a”, të nenit 130, të këtij ligji;
dh) e drejta për shpërblim për riprodhimin e kopjeve private dhe përdorimit letër personal për autorët, interpretuesit, prodhuesit e fonogrameve, prodhuesit (producentët) e filmave dhe botuesve, referuar në pikat 1, shkronja “dh”, 2, shkronja “e”, 3, shkronja “d”, 4, shkronja “b”,
-dhe 5, të nenit 130, të këtij ligJi;
e)e drejta për një shpërblim, e përmendur në shkronjën “ë”, të pikës 2, të nenit 130, th këtij ligji;
ë) e drejta e rishibes së origjinaleve të veprave të artit, referuar në shkronjën “d”, të pikës 1, të nenit 130, të këtij ligji.
2.Dispozitat e përmendura në pikën 1, të këtij neni, nuk do të zbatohen për ritransmetim kabllor, kur ajo ka të bëjë me ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv, në lidhje me transmetimet e veta, pavarësisht nëse të drejtat në fjalë janë të vetat ose i janë transferuar asaj nga mbajtësit e tjerë të së drejtës së autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Neni 132
Kontrata rue autorin
1.Agjencia e administrimit kolektiv do të administrojë të drejtat e autorëve vetëm në bazë
të një kontrate të lidhur me autorin. Kontrata do të përfshijë, në veçanti, autorizimin e autorit për administrimin e te drejtave të tij, llojin e veprave dhe të drejtave për t’u adininistruar dhe kohëzgjatjen e kontratës, e cila nuk duhet të kalojë tre vite, e rinovueshme. Drejtoria për të Drejtat e Autorit do të mbikëqyrë dhe do të konontollojë këtë veprimtari, si organi garant i zbatimit të këtij ligji.
2.Një agienci e administrimit kolektiv duhet të informojë paraprakisht mbajtësit e të
drejtave të përcaktuara në këtë ligj për të drejtat e tyre që ato administrojnë në zbatim të nenit 57 137, shkronja “a”, të këtij ligJi. Agjencia duhet të informojë edhe ata mbajtës të të drejtave që
e kanë autorizuar tashmë atë për administrimin e të drejtave të tyre, që gëzojnë në bazë të këtij ligji, brenda 2 viteve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
3.Agjencitë e administrimit kolektiv, ne bazë të kontratës me autorin, me kërkesë, mund të autorizojnë përdorimin e veprave te përdoruesit.
4.Në periudhën kohore kur administrimi i të drejtave është transferuar në agjencine e administrimit kolektiv, qoftë me ligJ ose me kontratë, autori nuk mund të administrojë në mënyrë individuale këto të drejta.

Neni 133
Agjencitë e administrimit kolektiv të të drejtave
1.Administrimi kolektiv i të drejtave mund të kryhet nga agjencia e administrimit
kolektiv të të drejtave, (në vijim AAK), si subjekt juridik, i krijuar nga mbajtësit e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura, që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre mbledhjen e të ardhurave për përdorimin e veprave dhe shpëmdarjen e tyre tek titullarët e së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, e cila ka marrë licencimin nga ministria përgjegjëse për të drejtat e autorit pas propozimit nga Drejtoria e të Drejtave td Autorit (në vijim DDA).
2.Licencimi, referuar në pikën 1, të këtij neni, do t’i akordohet subjektit, i cili gëzon këto karakteristika:
a)regjistrohet si organizatë jofitimprurëse, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi;
b)ka miratuar statutin e saj, që plotëson kushtet e paiashikuara në këtë ligj dhe që duhet të përfshijë në mënyrë specifike:
i) emërtimin e agjencisë së administrimit kolektiv, objektivat dhe qëllimet, të drejtat e administruara, kategoritë e mbajtësve të të drejtave që agJencia përfaqëson, kriteret për humbjen ose fitimin e anëtarësisë, të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve, rregullat e zgjedhjes dhe funksionimit të organeve drejtuese, kapitalin e saj fillestar dhe burimet e planifikuara ekonomike, rregullat e përcaktuara për realizimin e mbledhjes dhe shperndarjes sé të ardhurave, mënyrën e mbikëqyrjes së administrimit ekonomiko-financiar të agjencisë, ngritjen e komisionit te posaçëm, në kuptim të nenit 153, pika 6, të këtij ligJi, mënyrën e përdorimit të kapitalit ose aseteve të tjera, në rast likuidimi të shoqërisë, rregullat për modalitetet e hartimit të metodologjisë që duhet të negociohet me përdoruesit dhe rregullat e përfaqësimit në negociata, si dhe çdo dispozitë i}etër që është e detyrueshme sipas legjislacionit në fuqi;
i) dispozitat statutore të agjencive të administrimit kolektiv duhet të marrin parasysh parimin e transparencës, parimin e konfliktit të interesit në organet e tyre drejtuese, si dhe parimin e mosdiskriminimit midis anëtarëve, anëtarëve dhe joanëtarëve, si dhe midis përdoruesve të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to;
ii) asambleja e përgjithshme e anëtarëve të agjencisë duhet të mblidhet të paktën një herë
në vit; vendos për ndryshimet në statutin e agiencisë për emërimin ose shkarkimin e organeve ekzekutive, rishikon performancën e tyre të përgjithshme dhe iniraton shpërblimin e tyre, si dhe përfitimet e tjera, të tilla si përfitimet monetare dhe jomonetare, dhënie pensionesh apo titujsh, të drejta dhe shpërblime të tjera ose të drejtat për pagesa kalimtare; vendos të paktën për politikën e përgjithshme për shpërndarjen e shpërblimeve ndaj mbajtësve të të drejtave dhe shpenzimeve te administrimit të të drejtave, si dhe miratimin e çdo blerjeje, shitjeje ose hipoteke të pasurisë së paluajtshme;
c)ka selinë qendrore në Republikën e Shqipërisë;58
ç) ka hapësirën dhe logjistikën e përshtatshme dhe mekanizma të mjaftueshëm për mbledhjen, shpërndarjen dhe pagesën e shpërblimit, shërbimin teknik, ekspertizën profesionale me të paktën një punonjës jurist dhe një punonjës financier;
d)administrimi kolektiv i të drejtave është aktiviteti i saj i vetëm, përveç rastit kur veprimtaritë e tjera të saj janë në fushën e artit dhe kulturës;
dh) paraqet mekanizma, të cilët garantojnë trajtim të barabartë si për mbajtësit e të drejtave, ashtu edhe për përdoruesit, kur kushtet objektive të trajtimit janë të njëjta.
3.AAK-ja administron të drejtat ne emër dhe për llogari të mbajtësve të këtyre të drejtave.
4.Çdo propozim për ndryshimin e statutit është objekt i miratimit nga ministri përgjegiës për të drejtat e autorit, sipas propozimit të Drejtorisë për të Drejtën e Autorit. DDA-ja,
shqyrton, brenda 10 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, propozimin për ndryshim të statutit të agjencisë. Miratimi ose refuzimi i propozimit duhet të jetë i argumentuar dhe të shprehet në lidhje me përputhshmërinë e ndryshimeve të statutit me ushtrimin e tagrave të licencës, objekt veprimtarie dhe pastaj miratimi i paraqitet gjykatës së rrethit gjyqësor, me qëllim për regJistrimin e ndryshimit. Çdo ndryshim i statutit, i kryer në kundërshtim me parashikimet e kësaj pike, përbën kusht për heqjen e licences së agJencisë së administrimit kolektiv.

Neni 134
Vlefshmëria e licencës
1.Licenca e agjencive të administrimit kolektiv për ushtrimin e veprimtarisë është e vlefshme për 3 vjet, e rinovueshme.
2.Procedura e maatjes së licencës apo ripërtëritjes së saj i nënshtrohet të njëjtave kritere
të parashikuara në këtë ligj apo në akte të tjera nënligjore në zbatim të këtij ligji dhe kryhet nëpërmjet një procesi publik, i cili siguron zbatimin e parimeve të transparencës dhe të konkurrueshmërisé.

Neni 135
Përfaqësimi për administrimin e të drejtave
1. Administrimi kolektiv i të drejtave të përmendura në nenet 130 dhe 131, të këtij ligji,
në lidhje me të njëjtën kategori të mbajtësve të së drejtës, i jepet nga ministria përgjegjëse për të drejtat e autorit vetëm një subjekti (AAK), i cili:
a)ka marrë pëlqimin për kryerjen e administrimit të të drejtave nga ana e shumicës së mbajtësve të të drejtave të kësaj kategorie, të cilët i kanë dhënë kompetencat e tyre të përfaqësimit për administrimin e të drejtave të tyre;
b)ka numrin më të madh të kontratave të lidhura me agjencite reciproke të huaja, në përputhje me kriteret profesionale të përmendura në këtë ligj.
2, Prezumohet se agjencia e përmendur në pikën 1, të këtij neni, ka konpetencat e përfaqësimit të të gjithë mbajtësve të së drejtës, vendas dhe të huaj, për të drejtat përkatëse respektive. Mbajtësit e të drejtave do të kenë të drejtë té zgjidhin autorizimin për të administruar të drejtat e tyre mbi veprën, dhënë prej tyre për një AAK, ose të tërheqin ndonjë prej të drejtave të tyre për të mos u administruar nga AAK-ja, në përputhje me nenin 132, të këtij ligji, për vendin e zgjedhur nga ana e tyre, duke bërë njoftimin e duhur, në formë të shkruar, jo më shumë se 6 muaj përpara. AAK-ja mund të vendosë që njê zgjidhje ose tërheqje e tillë të hyjë në fuqi vetëm né përfundim të vitit financiar.59
3.Agjencia, në vijim të kërkesës së përdoruesit, informon këtë të fundit për ata mbajtës të të drejtave, të cilët ta kanë hequr të drejtën e administrimit, sipas procedurave të pikës 2 te këtij neni.
4.Cdo autor/mbajtës i të drejtave të autorit ose i të drejtave të lidhura me to mund t’i
besoje me mandatin e administrimit të të drejtave të tij një agjencie të administrimit kolektiv, e cila nuk mund të refuzojë dhe éshtë e detyruar të pranojë administrimin e këtyre të drejtave, në bazë te administrimit kolektiv, brenda kufirit të objektit té saj të veprimtarisë.

Neni 136
Administrimi i të drejtave përmes agjencive
1.Agjencia e administrimit kolektiv të te drejtave mund të administrojë një, dy ose më shumë lloje të drejtash që zakonisht lidhen me një kategori të veçantë të mbajtësve të të drejtave të autorit ose të të drejtave të lidhura me to.
2.Agjencia mund le kalojë një ose disa funksione, në lidhje me administrimin e të
drejtave pranë ndonjë agjencie tjetër të administrimit kolektiv, sipas këtij ligji, me anë të një marrëveshjeje me shkrim, të miratuar paraprakisht nga ministria përgjegjëse për të drejtën e autorit.
3.Agjencia, së cilës i kalojnë funksionet e përmendura më sipër, ushtron këto funksione në emër dhe për llogari të agjencisë që i ka transferuar ose në emër të vet dhe për llogari të agjencisë që i ka kaluar këto të drejta, sipas mënyrës së përcaktuar në marrëveshjen midis tyre.

Neni 137
Funksionet, të drejtat dhe detyrimet e agjencive të administrimit kolektiv AAK-të, për llogari të mbajtësve të të drejtave dhe në bazë të kompetencave që u janë dhenë dhe sa parashikohet në këtë ligj, kanë këto funksione:
a)t’u japin përdoruesve, në vijim të kërkesave të tyre, kontrata në formën joekskluzive
për përdorimin e veprave ose objekteve të të drejtave të lidhura, në këmbim të një shpërblimi, me kontrate të shikuar, brenda tagrave të përcaktuar në licencën e agJencisë;
b)të mbledhin shpërblimin për përdorimin e veprave ose objekteve të të drejtave të lidhura;
c)të shpërndajnë, në bazë të rregullave të shpërndarjes, shpërblimin e mbledhur nga përdoruesit në mënyrë të drejtë dhe të përpjesëtuar me vlerën dhe përdorimin aktual të veprave e të objekteve të të drejtave të lidhura. Parimet e shpërndarjes së shpërblimit përcaktohen në statutin e agjencisë dhe do të pëijashtohet çdo mundësi arbitrariteti;
ç) të përfaqësojnë mbajtësit e të drejtave, të drejtat e të cilëve ata administrojnë, në procedurat gjyqësore ose administrative dhe të kryejnë çdo veprim tjetër ligjor të nevojshëm për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të administruara nga ato;
d)të kryejnë çdo veprim tjetër, në përputhje me tagrat e tyre ligjorë dhe të organeve të veta vendimmarrëse, për kompetencat e marra nga mbajtësit e të drejtave;
dh) të hartojnë metodologji të negociueshme për përcaktimin e nivelit të tarifave që subjektet përdoruese duhet të paguajnë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
e)të realizojnë në emër të autorit ose të mbajtësit të së drejtës së autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të ose në bazë të kontratës si reciprocitetit me agjenci të huaja të
ngjashme marrëveshjet e përgjithshme me organizatorët e shfaqjeve, me ofruesit e shërbimit60 mediatik audioviziv, me operatorët e rrjetit numerik, që kanë si objekt autorizimin e shfaqjes dhe shpërndarjes për veprat që administron;
ë) të përfaqësojnë interesat e anëtarëve për shfrytëzimin e të drejtave, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duke nënshkruar kontratat e reciprocitetit me agjenci të huaja të ngjashme;
f)të informojnë, sipas kërkesës, mbajtësit e të drejtave të autorit dhe të të drejtave të i}era
të lidhura me to për mënyrën e shfrytëzimit të të drejtave të tyre, për raportin vjetor financiar dhe atë të kontrollit të të ardhurave financiare, brenda kohës së parashikuar në statut;
g)te sigurojnë transparencën e veprimtarisë së agjencisë së administrimit kolektiv, në lidhje me autoritetet publike të kontrollit, sipas ligjit;
gj) për të ardhurat e mbledhura nga përdoruesit dhe që u paguhet në formë shpërblimi mbajtësve të të drejtave, këto agjenci detyrohen të mbajnë dhe të paguajnë për llogari të administratës tatimore tatimin në burim, në përputhje me legJislacionin në fuqi për tatimin mbi të ardhurat;
h)për efekt të përcaktimit të saktë të detyrimeve tatimore, kanë detyrimin të vënë në dispozicion të administratës tatimore, sipas formateve té miratuara, informacionin mbi të ardhurat e mbledhura nga përdoruesit e veprave të të drejtave të autorit/të lidhura me to, si dhe shpëmdarjen e këtyre shpërblimeve te mbajtësit e të drejtave.

LIGJI I APLIKUESHËM

•Kodi I Procedurës Penale nent 280 dhe 283 parashikon se:

Neni 280 – Marrja dijeni për veprën penale

1. Prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me iniciativën e vet dhe me njoftimin e bërë nga të tjerët.

Nent 283 – Kallëzimi nga ana e shtetasve
1.Çdo person që ka marre dijerni për nje vepër penale që ndiqet kryesisht duhet ta kallëzojë atë. Në rastet e caktuara me ligj kallëzimi është i detyrueshëm.

2.Kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore me gojë ose me shkrim, personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit. ’

3.Kallëzimet anonime nuk mund të përdoren, me përJashtim të rasteve të parashikuara nga nent 195.

•Nga ana tjetër Kodi Penal në nenet e tij parashikon se:
Neni 135
Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrén
Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi, që ka për detyrë ta ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën, dënohet me burgim gJer në dhjetë vjet.

MASHRRIMET
Përvetësimi i pasurisë private ose publike nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të verteta, gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, për vete ose persona të tjere, përbën veprën penale të mashtrimit dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.
Kur vepra, ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.
Neni 164
Shpèrdorimi i kompetencave
Shpërdorimi i kompetencave nga anëtarët e këshillit mbikëqyrës apo administratorët e shoqërisë me qëllim përfitimi apo pêr të favorizuar një shoqëri tjetër ku kanë interesa, dënohet me gjobë ose me burgim gjemë pesë vjet.

Duke u bazuar në Kodin Penal parashtrojmë shkeljet duke u bazuar në faktet si më poshtë:

1.Albautor ka disa kontrata me përdoruesit për të cilat ka mbledhur të ardhura por ne po sjellim ne vemendje të Prokurorit vetëm 2 nga të cilat janë vlefat më të mëdha në dijeninë tonë dhe se kjo listë nuk është shteruese.
-Kontrata me Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) i cili përdor vepra të ALBATRADE PLUS provuar kjo me kontratë, dhe për të cilat RTSH ka shpërblyer Agjencinë ALBAUTOR, vlerë të cilën z.Puto dyshojmë se i ka shpërndarë sipas dëshirës dhe Interesave Përsonalë.
-Kontrata me VODAFONE SH.A i cili giithashtu përdor vepra të ALBATRADE PLUS provuar kjo me kontratë, dhe për të cilat VODAFONE ka shpërblyer Agjencinë ALBAUTOR, vlerë nga e cila z.Puto dyshojmë se i ka shpërndarë sipas dëshirës dhe Interesave Përsonalë.
2.ALBATRADE PLUS ka marrë në dispozicion listat e veprave për të cilat ALBAUTOR ka grumbulluar të ardhura, rrjedhimisht nëpërmjet të cilës, provohet përdorimi i veprave të shoqërisë ALBATRADE PLUS.

3.Ndarja e të ardhurave/shpërblimeve që realizohet nga Agjencitë e Administrimit kolektiv realizohet në përputhje me ligjin 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të” konkretisht identifikohet vepra e përdorur, dhe vlera që I takon asaj I shpëmdahet titullarit të veprës.

Përvec kontratave U sipërpërmendura, ALBAUTOR ka grumbulluar të ardhura nga subjekte të tjerë përdorues, si Bare —Restorante, Hotele, Qëndra Tregtare, Radio, Televizione, OSHMA ritransmetues me kabëll, kn një pjesë e madhe e tyre përdorin vepra të cilat janë Pronësi e ALBATRADE PLUS.
Rjedhimisht është lehtësisht e provueshme se pjesa më e madhe e subjekteve përdorues përdorin muzikën e huaj, dhe në këto kushte ALBATRADE PLUS duhej te ishte në pozitën e përfituesit kryesor nga shpërndarja e të ardhurave të mbledhura nga ALBAUTOR,
Ndaj për sa më sipër, kemi bindjen e plotë se mos dhënia e informacionit ndaj palëve kërkuese, bëhet me qëllimin e vetëm të mbulimit të abuzimeve që janë bërë nga ALBAUTOR, që vijnë si pasojë e ndarjes së të ardhurave pa asnjë kriter ligjor, kn shumë anëtarë té kësaj Agjencie marrin vlera të konsiderueshme, monetare, dhe Shoqërisë Albatrade Plus, pavarësisht faktit se përdorimi i veprave të saj është masiv dhe Publik, nuk i është kaluar asnjë shumë, duke mos zbatuar keshtu kriterin e vetëm ligjor të parashikuar në Ligjin e të drejtës së Autorit”JApdrbJimi bëhet bazuar në veprën e pêrdorur”.

Pra I nderuar Z\Znj. Prokurore, nga faktet e parashtruara më sipër kërkojmë:

1. Fillimin e Hetimitndaj Sho0atës/Agjensisesë Administrimit Kolehtik ALBAUTOR dhe Drejtorit të saj Z.Erlir Puto, për kryerjen e veprës Penale të Vjedhejes wneprmjet mashtrimit duke shpërdoruar detvrën. Nenet 135, 143, 164 të Kodit,

Mbi këtë Kallzim jemi në dispozicionin tuaj për të dhënë shpjegime të tjera më të detajuara si edhe të vendosini në dispozicion cdo dokument shtes që disponojmë dhe prova shkresore..

Bashkangjitur do të gjeni Kontratën e lidhur ndërmjet ALBATRADE PLUS dbe AQUARIUS MUSIC PUBLISHING, objekt I këtij kallzimi.

KALLZUESIT STIOQATA ELITA, OFF

ARTAN IMAMI

PRESIDENT I SHOQATES ELITA