Arta Dobroshi do të bëhen nënë!Aktorja e njohur shqiptare është në pritje të ëmbël, por lajmin nuk e zbuloi ajo vetë.Ushtaraku britanik Martin Browning, gjatë kthimit të tij të Kosovë, 21 vite pas çlirimit, kërkoi dy përkthyesit e tij Arta dhe Genc, të cilëve nuk ua mbante mend mbiemrin.Genci dhe Arta ishin përkthyesit e tij që kishin ardhur nga Maqedonia në ditën kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë.Dhe teksa fliste për dy miqtë e tij, ushtari u shpreh se ata nuk kanë ndryshuar, përveç faktit që Arta është shtatzënë.Ai shprehet se nuk e dintë që Arta është tashmë një aktore, pasi nuk ua mbante mend mbiemrat. Në kohën kur u njohën bashkë ata ishin studentë.Aktorja e njohur shqiptare Arta Dobroshi ka qenë së fundi pjesë e serialit të njohur “Gangs of London”, ku gjithashtu ishte shtatzënë në rol. Në sezonin e parë Arta ka një pjesë të vogël, por pritet që në sezonin e dytë ajo të jetë shumë më tepër prezente pasi konsiderohet si një ndër rolet kryesore në vazhdimësi.