Aktori Bujar Asqeriu thotw se shqiptarët duan punë dhe rilindje shpirtërore dhe jo “Rilindje urbane”. I ftuar në “360 Gradë” në Ora News, ai ironizoi, duke thënë që Rama t’i kërkojë Presidentit francez Macron që të shembë Teatrin e Komedisë në Paris se është i kohës së Bonapardit.

“Këta trumbetojnë Rilindjen Urbane dhe shtrojnë 5 pllaka mermeri në qendrat e qyteteve. Shqiptarët kanë nevojë për rilindje shpirtërore. Shqiptarët duan të punojnë dhe jetojnë. Duan punë. Duan të zhdukin varfërinë. Prandaj, kur shumë e rëndësishme është rilindja shpirtërore, motivimi që çdo njeri të shkojë në punë me dëshirën, ai i pret kokën institucionit kryesor, Teatrit Kombëtar. Shembet thotë se s’ka gjë.

Unë i them Ramës që kur të shkojë në Paris t’i propozojë Presidentit Macron; shembe këtë teatrin e komedisë se rri shumë keq këtu pranë lumit. Është e kohës së Napoleon Bonapartit. Këtë histori kemi ne. Respektoje. Për ca vite shkon 100 vjet teatri. Je i zoti, bëj teatër të ri në një vend dominant” – tha Asqeriu.