ambulanca-naten-620x350
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e “Elbasanit”, pranë Fakultetit Ekonomik. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi E.D, makina e të cilit u devijua nga rruga duke u përplasur me bordurën.

Ky shtetas është dërguar menjëherë për të marrë ndihmën e parë në spital, në gjendje të rëndë për jetën, por ndërroi jetë disa minuta pas aksidentit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.