Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në fjalën e në Parlament, u mundua të qetësojë deputetët e rinj të opozitës duke i thënë se ata nuk duhet të kenë asnjë kompleks, pasi sipas tij kanë bërë detyrën ndaj Atdheut.

“Falenderoj deputetët e rinj të opozitës, besoj që në fjalët e betimit që sapo bëtë ka fjalë të rëndësishme që kanë të bëjnë me qytetarët që përfaqësoni. Ju falenderoj dhe ju them të mos keni asnjë kompleks për atë që keni bërë: Detyrën ndaj Atdheut. Ngrihuni në lartësinë e debatit që kërkojnë qytetarët”,- tha ai.