Modelja bukuroshe nga Kosova Aferdita Dreshaj ka lajmëruar në rrjetin e saj social se së shpejti do te sjellë klipin e saj të ri me titull “Mos rri larg”.

Ajo po e sjell klipin në bashkëpunim me muzikën e Bleros dhe ka punuar me Max Production.

Afërdita duket se do të xhirojë në një pishinë pasi ka shkëputur një foto nga xhirimet e klipit.

Këngëtarja ka veshur një fustan pink të shkurtër, ndërsa në kokë ka vënë një rreth me disa lule të baardha në ballë.

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi këto ditë është duke qëndruar në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Përveç argëtimeve nëpër ahengje të ndryshme me shoqëri, ajo duket se qëndron atje për të kompletuar dhe promovuar edhe këngën e saj më të re.

Afërdita ka postuar një mesazh në profilin e saj në Facebook ku thotë se kënga më e re, të cilën e ka titulluar “Mos rri larg”, do të lansohet së shpejti.

Kënga pritet të jetë me melodi verore, pasi ditë më parë ajo postoi edhe një foto të realizuar në një pishinë, e cila duket se është nxjerrë nga xhirimet e klipit të këngës.