meta1-433x300
Ilir Meta ëshë dakort që afera e abuzimeve me paratë e CEZ Shpërndarje, ku është përmendur emri i tij të hetohet nga të huajt, por me një kusht. Prokurorët të vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara të krijojne një juridiksion të veçantë për prokurorët amerikanë, per zbardhjen e çështjes që i ka shkaktuar qindra million euro dëme shqiptarëve, dhe ku janë përmendur edhe figura politike shqiptare. Jam i sigurtë se edhe Berisha do t’i bashkohet kësaj çështjeje, nëse është i gatshëm t’i bashkohet luftës kundër korrupsionit. Çështja meriton hetim ndërkombëtar, e theksoj amerikan. Jo vetëm se SHBA jane të interesuar më shumë se të tjerët, sepse kjo ka të bëjë me standartet e NATO-s, por edhe se SHBA nuk kanë konflikt interesi në CEZ.”, tha Meta, gjatë një prononcimi për mediat.

Por kreu i LSI nuk pranoi të jetë i vetmi politikan, që hetohet në këtë formë. Një menyrë e tillë hetimi të bëhet pjesë e sistemit të drejtësise kërkon kreu i LSI-së.

“Pwr reformën në drejtësi, do të kerkojmë që për çështjen e hetimit, kur akuzohen politikanë për korrupsion, gjithmonë të kemi prokurorë amerikanë, deri kur të rimëkëmbet besimi te drejtësia jonë” u shpreh kreu i LSI.

Nuk do të ketë dorëheqje nga posti i kreut te Kuvendit, siç kërkon opozita. “Kane edhe dy vite perpara, për ta kerkuar”, ironizoi kreu i Kuvendit.

Ilir Meta u përfshi në aferën e CEZ nga avokatët e Operatorit te Shpërndarjes së Energjise Elektrike.

Në përballje me nje kompani private, zyra avokatore e OSHEE pretendon, se nje ish kryeministër i proçeduar penalisht per korrupsion, ka nderhyrë që kompania private DIA të fitonte tenderin për mbledhjen e borxheve të CEZ.