Adelin

Është thënë se këngëtarja nga Shkupi Adelina Tahiri është rrahur keqas mbrëmë në një nga clubet e Shkupit nga ish-i dashuri i saj Arianit Xhaferi, njëherit djali i zëvëndëskryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi.

Sipas mediave Adelina ishte së bashku me të dashurin e saj të ri Roland Sufo dhe vëllain e saj e ndërsa më vonë thuhet të ketë filuar përleshja.

Por të gjitha këto akuza i hedh poshtë këngëtarja shkupjane duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë aty. “Jam lodhur nga marrëzi të tilla. Nuk është aspak e vërtetë që jam rrahur. Nuk më ka prekur askush” – ka thënë Adelina