12

Pasuria e këngëtares së famshme Adele është rritur shumë gjatë vitit të kaluar dhe është cilësuar si artistja femër më e pasur në Britani.

Sipas listës vjetore të “Rich List Sunday Times”, shifra e deponimit të saj në bankë është rritur nga 85 deri në 125 milionë paund.

Përveç Adele artisti tjetër që  kryeson listën e personave me më së shumti fitime, është edhe Paul McCartney ani pse nuk është edhe aq aktiv në industrinë e muzikës.
Mbrapa nuk mbetet as grupi U2 që vitin e kaluar kanë fituar një shumë tejet të madhe parash falë koncerteve të radhës.