grupi_0

Fatmir Xhafaj shpërndau një deklaratë ku konfirmoi se i është kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet për lidhje të drejtuesve të lartë të policisë me fshehjen e qindra tonelatave kanabis. Më parë, Lulzim Basha denoncoi lidhjen kriminale të drejtuesve të Policisë në qarqet e Durrësit dhe Lezhës me kanabisin.

Por, në deklaratën e ministrisë së Brendshme citohet edhe se:

“Prokuroria si organi përgjegjës për hetimin e veprave penale, të kryejë një hetim të shpejtë, i cili do të shërbejë për të sqaruar të vërtetën rreth akuzave të bëra dhe njëherësh për të vlerësuar deklarimet e Kryetarit të opozitës z.Basha, nëse janë thjesht në kuadër të luftës e polemikës politike të mbështetur në shpifje të pabaza apo kanë karakter dhe elementë të krijimit të destabilitetit politik që përbën rrezik për sigurinë e vendit”.

Kjo nënkupton kërkesën ndaj Prokurorisë për të hetuar indirekt edhe vetë Lulzim Bashën, nëse këto akuza që ai ka ngritur janë të pabaza dhe kanë për synim krijimin e destabiliteti politik.

Akuzave të Bashës i ka bërë jehonë sot edhe Sali Berisha, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook, duke iu referuar një “qytetari dixhital”, tregoi vendin ekzakt ku ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka dhe vëllezërit e tij pretendohet se fshehin plot 400 ton kanabis. /