Basha-Berisha_Meta

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha në emisionin “Opinion” në Tv Klan se nuk kal pasur asnjë takim me kreun e LSI-së Ilir Meta.

“Nuk kam pasur takim me Metën. Nuk kam pasur kontakte me Metën. Jam i hapur për takim me Metën. Nëse unë jam në katin e parë të një godine dhe ai në katin e tretë ky nuk është takim” – tha Basha.

Ai u pyet mbi teorinë se kjo krizë është pjesë e një marrëveshjeje mes Metës dhe Berishës dhe ai po zbaton këtë marrëveshje.

Absolutisht jo!” – ishte përgjigjja e Bashës.

“Berisha as më ka kërkuar, as dhe ka lidhur marrëveshje me Metën dhe asnjë tjetër” – tha Basha.

Kur mund të mbahen zgjedhjet?

“Për mua nuk është çështje kohe por standardesh. Nëse qeveria teknike ka mundësinë që të përgatisë në kohë zgjedhjet unë jam dakord që ato të mbahen më afër, por sa më shumë që shtyhet kjo kohë aq më shumë zvarritet çështja” – tha Basha.