sali-berisha-arian-cani

Në kulmin e debateve mbi çështjen e listave “Basha” edhe gazetari Arian Çani ka një ide të tij.

Në studion e News24, Çani thotë se është i bindur që Berisha qëndron pas listave të kandidatëve për deputetë.

“Kush thotë që Berisha nuk ka dorë në lista, ose është naiv, ose gënjen. Nuk mund të bëjë lista Basha pa dhënë “OK” Berisha. Nuk e besoj atë që “doktori” në Facebook” – thotë Çani, citon lapsi.al.

“Nëse “doktori” nuk është dakord me ato që thotë Topalli dhe Imami do të lejonte që ata të dilnin kundër. Asgjë që bëjnë këta njerëz, nuk bëhet pa dijeninë e “doktorit” – thotë Çani.

Sipas tij Berisha ka miratuar idenë e Bashës për një linjë të re në PD.