terroristi presheve
Një nga terroristët e sulmeve të përgjakshme të Parisit, ku u vranë 132 persona dhe u plagosën 350 të tjerë, dyshohet të jetë strehuar disa javë më parë në Preshëvë. Bëhet fjalë për Amar Al –Ziad. Në Preshevë ai është regjistruar si refugjat më 7 tetor. Në Greqi rezulton të ketë hyrë më 3 tetor. Në internet qarkullon një foto e tij, ku ai shfaqet duke mbajtur një kokë të prerë në dorë. Por nuk ka konfirmime që fotoja është orgjinale dhe nuk përjashtohet mundësia që të jetë një spekulim. Në internet është publikuar edhe një video ku Amar al-Zaidi shihet në një festë të refugjatëve sirianë në një kamp në Preshevë.