U njoftua në mediat greke se ministri i Jashtëm, Nikos Kotizas, do të vizitojë vendet e Ballkanit këtë javë, në një tur që do prekte dhe Shqipërinë, por kjo axhendë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Burime nga Ministria jonë e Jashtme nuk e konfirmojnë një vizitë të ministrit grek, por as burimet zyrtare të shtetit fqinj.

Analizat në Greqi thonë se ky vend ka rastin të shfrytëzojë qëndrimin e Erdogan për të fituar simpatinë në rajon, pas dëbimit të 6 turqve nga Kosova, dhe kërcënimit të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Media greke nxitoi të shpallë një tur ballkanik të kryediplomatit grek, por zyrtarisht ky lajm mbetet shumë hermetik dhe ende nuk mund të thuhet nëse Kotzias do të jetë në Tiranë në ditët në vijim ashtu siç paralajmëruan mediat.