rama-berisha6_7

Ish-kryeministri Berisha ka folur sot për “Tonight” të Ilva Tares për qëndrimin e PD-së në zgjedhjet e qershorit dhe se çfarë do të bënte Berisha në vend të Ramës. Berisha tha se po të ishte në vend të Ramës do të ishte larguar menjëherë.
“Për pjesëmarrjen në zgjedhje duhet të përgjigjet kryetari e saj. Por unë mund të them se do të vazhdojë betejën e saj për votën e lirë. Shoh që Edi Rama është i vendosur për të përvetësuar për të shkuar në zgjedhje pa opozitën.
Çfarë do të bëja në vendin e Edi Ramës? Nuk do të bëja kurrë. Unë do të largohesha menjëherë. Në rastin e vitit 1997 unë u propozova një marrëveshje dhe ata nuk e pranuan, ndaj edhe nuk u largova vetë” –
tha ai.
Ish-kryeministri Berisha i ftuar në “Tonight” të Ilva Tares” tha ditën e sotme se kriza aktuale është me e rrezikshme se ajo e firmave piramidale dhe e vitit 1991.