Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund çdo hamendësimi për kandidaturën e mazhorancës në zgjedhjet e ardhshme lokale, për qytetin e Tiranës.

Rama konfirmoi Veliajn edhe për një mandat të dytë.

Kryeministri Rama theksoi se bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj, në mandatin tjetër qeverisës, do të behet shumë me tepër se sa është bërë në këto tre vite duke siguruar për realizimin e një sërë investimesh të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës.

“Sëbashku me projektet e qeverisë për Tiranën sëbashku me një sërë projektesh që shpresojmë të financohen me partnerët, na jep mundësi që të themi jo vetëm në këtë mandat të kryetarit të bashkisë së Tiranës ne do të bëjmë shumë tepër se çfarë është bërë në shumë vite sëbashku, por në mandatin e ri qeverisës ne do të bëjmë me siguri me kryetarin e bashkisë dhe me bashkinë e Tiranës shumë më tepër se sa është bërë në këto tre vite të bashkisë së Tiranës”, theksoi Rama në fjalën e tij në Bulevardin e Ri, ku po punohet për hapjen e segmentit të dytë.