Për ish-kryeministrin Sali Berisha hyrja e opozitës në këto kushte në zgjedhjet lokale të pranverës së ardhshme do të jetë “vetëvrasje politike”.

Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, Berisha tha se Rama po qeveris më keq se Ramiz Alia dhe sikur të ketë marrë qeverinë me anë të një grushti shteti.

I pyetur njëse opozita do të hyjë në zgjedhjet lokale ai tha se do të ishte gabim fatal nëse kjo ndodhte me Ramën kryeministër.

“A do të hyjë opozita në zgjedhje me Edi Ramën? Duhet të ikë Rama. Me Ramën në pushtet nuk ka zgjedhje. Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Kjo është thirrje për mosbindje civile” – e mbylli Berisha.