frroku7-300x191
Mark Frroku mund të lirohet nga burgu. Sipas gazetës Shqip, dhjetë ditë përpara përfundimit të afatit 40- ditor, Prokuroria thotë se nuk ka mbërritur akoma dosja nga Brukseli.
Nëse nuk vjen dosja, atëherë deputeti i Pukës, i akuzuar për vrasje me paramendim, mund të lirohet.
Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Belgjikën, për këtë arsye dosja e Frrokut duhet të mbërrijë në Shqipëri nga Brukseli.
Sipas Shqip, Prokuroria tani shpreson që ta mbajë të paktën në arrest shtëpie deputetin e Pukës.

Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë liroi nga arresti shtëpiak deputetin tjetër, Tom Doshi