Deputeti i PS-së, ish-kryeministri Bashkim Fino ka folur për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”. I pyetur nga gazetari Adi Krasta në News 24 se a do të jepte dorëheqjen nëse do të kishte një çështje të tillë, Fino tha se kjo varet nga rasti.

“Varet se çfarë do të kishte ndodhur. Të vërtetohen dhe duhet t’i shohim. Absolutisht nuk mund ta them një gjë të tillë. Në Shqipëri nuk është një fenomen i një force politike. Të gjithë mundohen të jenë dhe të marrin votat. Po nga i ka marrë Bild? Ne e kemi marrë vlerësimin e popullit. Sot jemi para një fushatë tjetër, jemi përballë publikut dhe demokracia bëhet duke vlerësuar njerëzit. Verdikti i çdo force politike është tek populli” – tha Fino.

Do shkarkohet Presidentin Meta?

“E enjtja qe një ditë shumë interesante dhe kjo mbase mund të ndodh njëherë në 100 vjet. Ne nuk i kemi numrat për të shkarkuar Presidentin e Republikës. Zhdekreti që ka bërë Meta është jo ligjor, në rastin në fjalë presidenti ka për detyrë vetëm të dekretoj dhe këtu mbaron. Presidenti është mbi palët. Unë kam respekt për institucionin e Presidentin” – tha Fino.