Tre policët e rrëmbyer të Kosovës dalin sot para gjykatës në Serbi

Tre policët të cilët u rrëmbyen në Kosovë nga autoritetet e Serbisë më 14 Qershor, do të dalin sot para gjykatës së Kralevës.

Seanca gjyqësore ndaj tre policëve do të nisë në orën 9.

Kujtojmë se më 16 Qershor atyre iu caktua masa e paraburgimit, por Gjykata e Kralevës nuk tregoi se sa është periudha e paraburgimit për zyrtarët policorë të Kosovës.

Rrëmbimi i tre policëve kishte rritur edhe më shumë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve duke thënë se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovë dhe se Serbia ka kryer agresion ndaj vendit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top