dhjetor-90-2-655x356

Demokratët festojnë 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë,  dhe 24 vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Festa do të arrijë kulmin me një koncert të organizuar në  Qytetin Studenti, aty ku 24 vite më parë një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të Qytetit Studenti, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Akti i tyre publik i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së lirë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Ka qenë vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka njoftuar dhe për dy aktivitetet që ka planifikuar PD për të festuar këtë ditë.

Në orën 11:00 do të zhvillohet Forumi i Hapur tek Kinoteatri i Qytetit Studenti.

Ndërsa në orën 18:00 do të zhvillohet Koncerti në Sheshin Demokracia, Qyteti Studenti.