1

Një sasi e madhe droge është gjetur nga policia në tunel në Sarandë. Një person u arrestua, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Droga ishte në proces përpunimi në tunelin e braktisur. Në këtë proces ishin të punësuara 7 gra, të cilat janë proceduar në gjendje të lirë për “moskallëzim krimi”.

I arrestuari është – Gentian Muhollari, 20 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë.

Në kërkim është shpallur  L.O., 27 vjeç, banues në Sarandë.

Policia tha se Gentian Muhollari, i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin L.O, merreshin me përpunimin, përgatitjen dhe tharjen e lëndës narkotike. Muhollari është kapur në flagrancë, teksa tentoi të largohej me vrap, në fshatin Metoq të Sarandës, pranë një tuneli të braktisur (pa pronarë), në të cilin përpunohej dhe mbahej e fshehur droga.

Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 656 kg Cannabis:

–  41 kg e 850 gramë, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në formë boçesh.

–  423 kg degë bime me gjethe dhe boçe, e dyshuar si Cannabis Sattiva.

–  192 kg e 95 gramë, degë dhe gjethe në formë byku.234