benzin-655x356
Një 57-vjeçar në Bilisht i ka dhënë fund jetës duke u vetëdjegur.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në në banesën e tij private.

Shtetasi me iniciale K.Ç është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe të Ambulancës.

57-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në spital, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Nga hetimet e para, dyshohet se ky shtetas ka patur probleme mendore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes