dash-shehi-c1200x600

I pyetur në emisonin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, nëse iu ofruan 500 mijë euro, për tu futur në zgjedhje, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, tha se vlen shumë tepër dhe se do të ishte ofenduar nga kjo ofertë. Shehi tha më tej se mund të ketë oferta të tilla, por do ta këshillonte Bashën që të mos u kushtojë rëndësi këtyre gjërave.

“Do ta këshilloja Bashën të mos u kushtonte shumë rëndësi këtyre gjërave. Se janë të pavlefshme në gjërat e mëdha. E rëndësishme është që të mbajmë një qëndrim që është konstruktiv dhe rezistent, që t’i japë sinjale palës tjetër që ne do të vetëmbrohemi politikisht. Do të jemi solidarë edhe me skemat që mund të mos jenë shumë të këndshme për qeverinë. Mund të dalim edhe në demonstrata. Në qoftë se t’i i le për shteg tjetrit, vetëm rrugën, kjo ka edhe problemet e veta, sherre e zullume. Unë uroj që të mos ndodhë kurrgjë. Uroj që kjo çështje të marrë rrugën e paqme, pasi nuk kam qenë njëri i këtyre situatave dhe nuk kam ndërmend të bëhem në të ardhmen. Por kjo nuk do të thotë se janë të gjithë si unë. Paqja është në të mirë të gjithë Shqipërisë. Është në të mirë edhe të atyre socialistëve që përplasin gjoksin me këtë fushatën gjysmake, që e kuptojnë edhe ata që ka një lloj butaforie të kotë. Përderisa nuk ka kundërshtarë, me kë po bëjnë luftë? Gjykoj që rruga më e mirë është një kompromis, qoftë edhe ekstrem. Do të këshilloja edhe kolegët e mi opozitarë që ndonjë lëshim edhe mund të bëhet, pasi kjo është natyra e kompromisit”, – tha Shehi.