Krimet-erenda_0

“Do na dorëzosh 40 mijë dollarë. Në të kundërt do të publikojmë videon tënde të seksit”. Një biznesmen me shtetësi amerikane, pronar i një kompanie me aktivitet në Shqipëri, është shantazhuar pas marrëdhënies intime jashtëmartesore me një studente në Tiranë.

Biznesmeni amerikan është joshur seksualisht nga e reja, që i është prezantuar fillimisht si përfaqësuese e një kompanie të ngjashme me të tijën. Në të vërtetë, vajza, që edhe emrin ia ka dhënë të rremë, Joana V., ka qenë “karremi” për ta futur atë në kurth, për t’i zhvatur para.

Autorët e “skenarit” kundër amerikanit W.C. kanë qenë dy djem e dy vajza, miq mes tyre, studentë në fakultete të ndryshme në Tiranë. Tre prej tyre kanë gjetur dakordësinë e të katërtës, me iniciale I.S., për joshjen seksuale të biznesmenit, si dhe për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të, madje edhe duke e ditur se do të filmohej.

Historia ka ndodhur në harkun kohor maj-qershor 2013 në kryeqytet. Procedimi penal ndaj katër të akuzuarve Klodian B., Olsi S., Iva K. dhe I.S. nisi në vitin 2015. Ata u gjykuan në Shkallën e Parë dhe u fajësuan për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Gjykata caktoi ndaj tyre dënim me 2-3 vjet burg. Së fundmi, fajësia e tyre mori formë të prerë edhe në Apelin e Krimeve të Rënda. Shkalla e Parë pezulloi dënimin me burg për dy prej të pandehurve, ndërsa për dy të tjerë u pezullua në Apel, duke u lënë në Shërbim Prove deri në përfundim të afatit të dënimit.

Në një kopje të dosjes gjyqësore, ku zbardhen detaje të gjobëvënies ndaj biznesmenit amerikan. Sipas dosjes, ndonëse e kanë futur në kurth, e kanë kërcënuar, si edhe i kanë caktuar një vend për dorëzimin e parave, të rinjtë në një moment të caktuar i kanë ndërprerë veprimet ndaj tij.