Sot rihapen gjimnazet në Shqipëri për herë të parë që prej mbylljes nga pandemia Covid 19. Janë 500 gjimnaze që sot hapin dyert për 31 mijë maturantë.

Ata do të zhvillojnë 3 javë konsultime për lëndët e matematikës, letërsisë, anglishtes dhe lëndët me zgjedhje pasi në qershor kanë provimet.

Nuk ka asnjë maturant që lejohet në Tiranë pa mjetet mbrojtëse në gjimnaz ndërkohë që rregullat që do të ndjekin janë të thjeshta pasi do të ulen vetë në banka, me dezinfektant, maska ndërkohë që dhe në rreshtim duhet të mbajnë distancimin social.