nabis

Deri në 300 mijë lekë do të shpërblehen ata që japin informata për vendet ku mbillet kanabisi. Në kuadër të kontrolleve masive të kryera në të gjithë vendin për kanabis nëpër sera e shtëpi të braktisura, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka premtuar këtë shpërblim.

SHÇBA ka vënë në dispozicion të publikut linjën e gjelbër 0800 90 90 për çdo informacion mbi rastet e implikimit apo favorizimit të kësaj veprimtarie të kundraligjshme nga punonjës policie dhe jo vetëm. Shërbimi ka ngritur një grup të pocaçëm pune që do shyrtojë të dhënat dhe informacionet që shtetasit do të ofrojnë, duke nisur nga trafikimi i farës së kanabisit, grupet kriminale që merren me shpërndarjen e narkotikëve apo edhe mbi personat që do të tentojnë kultivimin e bimës narkotike.

Sipas njoftimit, SHÇBA do të ruajë anonimatin për çdo shtetas që ofron të dhëna apo informacione.