policia-Elbasan
3 milionë lekë të reja ka vënë në dispozicion policia e shtetit për këdo që jep informacion rreth autorëve të masakrës së mbrëmshme në Elbasan.

“Sigurojmë anonimatin për çdo shtetas që do japë info të saktë në numrat e cel 0694100353 dhe ne numrin pa pagesë 129”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Gati 24 orë pas ngjarjes policia nuk ka arritur të bjerë në gjurmët e autorëve, edhe pse thuhet se ata janë identifikuar. Por ndërkohë policia heziton të bëjë publike edhe pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja, me pasojë 3 të vdekur dhe 8 të plagosur.

Masakra e Elbasanit ësht ënjë histori hakmarrjes mes fiseve Mema dhe Çapja, një seri vrasjesh që daton që në vitin 2005.