2 viktima nga moti i keq në Itali/ Frikë për rrëshqitje dherash

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Itali. Remo Bianconcini vdiq, 80 vjeç, vdiq në zonën e Bolonjës, teksa ishte duke lëvizut me biçikletë në një zonë të ndaluar. Ai është marrë para nga rrjedha e lumit që kishte dalë nga shtrati, dhe u gjet i mbytur.

Në Fontanelice, nga ana tjetër, një rrëshqitje dheu përfshiu shtëpinë e Enrico Rivola, 78 vjeç, trupi i të cilit u gjet nën rrënoja. Fillimisht u mendua se me të mund të ishte edhe një person tjetër, por u identifikua në një shtëpi tjetër menjëherë pas zbulimit të trupit të të moshuarit.

Tashmë situata e pazakontë e motit ka përfshirë veçanërisht në provincat e Ravenës dhe Bolonjës.

Kreu i mbrojtjes civile Fabrizio Curcio: “Në 36 orë ranë më shumë se 140 milimetra ujë, tani rreziku është rrëshqitja e dheut”.

Trenat ndaluan për orë të tëra, shkollat ​​u mbyllën si pasojë e rrugëve të shkatërruara. Muajt ​​e thatësirës, ​​sasia e paparë e shiut kanë fryrë në masë të madhe lumenjtë, duke shkaktuar rrëshqitje dherash dhe balte.

Fenomene që mund të ndodhin sërish, paralajmëron kreu i mbrojtjes civile Fabrizio Curcio: “Moti po përmirësohet por sasitë e ujit që kanë rënë janë ende të pranishme në zonë dhe duhen monitoruar me kujdes, duhet të presim rrëshqitje të mëdha dhe të vogla”.

“Kurrë nuk ka rënë kaq shumë shi në 48 orë”, thotë presidenti i Rajonit, Stefano Bonaçini, i cili ka njoftuar se do të kërkojë gjendjen e jashtëzakonshme nga qeveria. Ndërkohë, telefonata e Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella dhe kryeministrja Giorgia Meloni shprehu solidaritetin dhe afërsinë e saj.

Më shumë se 500 njerëz janë larguar nga banesat e tyre, ndërkohë që 5 mijë të tjerë cilësohen në rrezik evakuuimi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top