omegafarma1
Ekspertët kontabël të kontaktuar nga prokuroria e Tiranës kanë arritur në përfundimin se dëmi i shkaktuar nga skema e mashtrimit me ilaçet e rimbursueshme është në vlerën e 2.2 milionë eurove. Kjo konsiderohet edhe si skema më e madhe e vjedhjes së fondit të rimbursimit, pas asaj të 5 muajve më parë që çoi në pranga 9 persona.

13 të arrestuarit e disa ditëve më parë e kishin ngritur këtë aktivitet duke u mbështetur tek kompania “Omega Pharma Group”. Sipas prokurorëve ajo është subjekti qëndror i skemës së mashtrimit. Dëmi ekonomik prej 2.2 milionë dollarësh i është shkaktuar shtetit në periudhën janar 2013 – tetor 2015 vetëm me antë të dy medikamenteve, ketosterilit dhe insulinës.

Për pasojë, dëmi konsiderohet të jetë më i madh, pasi në skemën e mashtrimit ishin përfshirë edhe disa medikamente të tjerë. Prokurorët thonë se Omega Pharma shpërndante receta të falsifikuara për shitjen e ketosterilit. Këtë medikamen, në të vërtetë, ajo nuk e dispononte ligjërisht, pasi nuk kishte të drejtë ta tregtonte. Ekskluzivitetin e saj e kishte një kompani tjetër.

Hetimet zbuluan se ajo nuk i kishte shitur asnjëherë Omega Pharma-s ketosteril. Në zbardhjen e skemës së mashtrimit mësohet se kanë ndihmuar edhe 2 nga të arrestuarit. Ata kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke dhënë detaje të vlefshem për hetimin.

Omega Pharma u denoncua nga Berisha

Në fund të majit të këtij viti, ish –kryeministri Berisha do të bënte publike në parlament një mega –aferë për vjedhjen e fondit të rimbursimit të medikamenteve. Në të rezultonin të përsfshirë drejtues të Fondit të Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore dhe disa farmaci fiktive. Dëmi përllogaritej në 1.5 miliardë lekë. Por për herë të parë Berisha do të përmendte edhe emrin e Omega Pharma.

Ja çfarë shkruante ai më 28 maj të këtij viti

“Vetem me dy Insulina, ne 5 muaj jane vjedhur 388.320.000 leke te reja. Te gjitha nen kujdesin e Beqes!

Te dashur miq, ketu keni permbledhjen e nje Kontrolli qe tregon se vetem kompania prane Ministrit Beqja ka vjedhur me rimbursimin e dy insulinave, nga nentori deri ne mars, plot 388.320.000 leke te reja. Keshtu, persa i takon rimbursimit te Insulinave:

Kemi te bejme me nje vjedhje ne vazhdimesi me ?shifra te medha ?per buxhetin e Fondit. Per te ?treguar se sa eshte masa e abuzimit ?po ju sjell s?hembullin e dy insulinave me te perdorshme p?er tremujorin e pare te vitit 2015, e cila p?araqitet e tille:

1. Insuline te thjeshte baze jane rimbursuar nga Fondi 41.000 pena, nderkohe qe jane shperndare nga depoja importuese vetem 7.200 pena. Pra 33.800 pena jane rimbursuar me receta fiktive. Vlera totale e vjedhjes shkon ne 24.674.000 leke te reja. Kurse ne total, prej muajit nentor 2013, shifra shkon 123.370.000 leke te reja.

Nje detaj ne lidhje me kete abuzim lidhet me depon farmaceutike “Omegafarma”, e cila per tremujorin e pare 2015 eshte furnizuar nga importuesi vetem me 2.400 pena dhe ka leshuar fatura per 33.600 pena duke mbuluar nje vjedhje prej 31.200 pena me fatura fiktive, te cilat kapin vleren 22.776.000 leke te reja.

2. Per nje Insuline te perzier jane rimbursuar nga Fondi 80.000 pena nderkohe qe jane shperndare nga importuesi vetem 13.000 pena, pra 67.000 pena jane rimbursuar me receta fiktive, me vlere totale prej 52.930.000 leke te reja. Abuzimi prej muajit nentor 2013, kap vleren 264.650.000 leke te reja.

Po e njejta depo, “Omegafarma”, per tremujorin e pare 2015 eshte furnizuar nga importuesi me 4.600 pena dhe ka leshuar fatura per 67.000 pena, duke mbuluar nje vjedhje prej 62.400 pena ose ne vlere 49.296.000 leke te reja.

Vetem per keto dy insulina abuzimi kap shifren 388.320.000 leke te reja. Vetem per keto dy barna, kompania prane Ministrit Beqaj, qe eshte lejuar te vjedhe ne shifren 72.066.000 leke te reja vetem ne tre muaj. Kurse per gjithe periudhen qe i eshte rimbursuar “Omegafarmes”, shifra vetem per keto dy barna eshte plote 360.330.000 leke te reja.