de

den

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se arrestimet e bujshme që policia pati për 4 nga ngrabitësit e lekëve të bankave në rrugën e Rinasit, janë bërë për arsye të spektaklit në media.

Këtë sipas tij, e dëshmon nëna e një prej të arrestuarve. Ish-kryeministri ka postuar në Facebook bisedën në ëhatsapp me një grua që thotë se është nëna e një prej të prangosurve, por pa dhënë emrin e tyre.

Në mesazh, gruaja thotë se djalin e ka telefonuar policia dhe ai i ka thënë se do të vetëdorëzohet, ndërsa efektivët i kanë thënë që ta presë në banesë. Kjo sipas Berishës, është bërë për shoë poicor për të transmetuar në media arrestimin.

“Një dëshmi e re për shoën policor!! Ja çfarë dëshmon nëna e njërit prej Babagyshëve të bankave!”, shkruan Berisha.