turqi

Në mesin e 39 viktimave të sulmit terrorist në Stamboll është edhe një shqiptar. Dy të tjerë janë mes 69 të plagosurve. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Preshevajonë, e cila u referohet burimeve pranë autoriteteve turke. Sipas saj, bëhet fjalë për shtetas turq, por me origjinë shqiptarë. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Pas sulmit në lokalin e njohur të Stambollit dyshohet se qëndron ISIS. Sulmi u krye natën e ndërrimit të viteve nga një person i armatosur me kallashnikov, i cili ishte veshur si “babagjysh” dhe nisi të qëllojë sapo hyri në lokal.