burgjet_2
Qeveria miratoi sot amnistinë, sipas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë. Rreth 1 mijë të dënuar do të lënë qelitë, ndërsa 3 mijë të tjerë përfitojnë ulje dënimi, sapo amnistia të miratohet në parlament. Aministia do të përfshijë të dënuar me burg deri në dy vjet apo ata të cilëve, në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit, u kanë mbetur për të vuajtur një dënim deri në 2 vjet.

Pëfituese pritet të jenë edhe të dënuarat femra mbi moshën 50 vjeç, meshkujt mbi moshën 60 vjeç dhe ata që në kryerjen e krimit kanë qenë nën moshën 18 vjeç.

Amnistia pritet t’i japë zgjidhje edhe situatës së mbipopulluar në burgje.